Shkurt.ch
Aksion policor kundër emigrantëve të paligjshëm
Nga data 13 deri më 26 tetor do të zhvillohet një operacion i madh policor ku do të angazhohen mijëra policë në tërë Evropën
Bëhet fjalë për një nismë të qeverisë italiane dhe do të koordinohet nga drejtoria e Imigracionit dhe e policisë së kufirit e ministrisë së Brendshme. Operacioni është quajtur “Mos Maiorum”, termi që përdornin romakët për “traditat (e mira) të të parëve”.
Në një dokument të rezervuar të dorëzuar në Bruksel më 10 korrik 2014 nga presidenca italiane delegacioneve të shteteve të tjera evropiane janë renditur të gjitha informacionet që agjentët duhet të mblesdhin nga migrantët e ndaluar.
Emigrantët do të pyeten se si kanë ardhur e si zhvendosen në zonën Schengen, e që më pas të mund të godasin rrjetin e trafikantëve të njerëzve.
Në veçanti, kërkohet të zbulohet si vijnë: “rruga që bëjnë, mjetet e transportit që përdorin deri kur mbërrijnë në një vend të BE-së”, por edhe “udhëtimi i programuar e vendmbërritja finale”, raportojnë mediat italiane.
Migrantët do të pyeten gjithashtu edhe nëse kanë përdorur “dokumente udhëtimi të falsifikuara, kanë paraqitur kërkesa azili, të dhëna mbi trafikantët e njerëzve, kombësia dhe vendi i rezidencës, sa para kanë paguar për udhëtimin”.
Kontrollet do të bëhen në kufij por edhe në të gjithë territorin evropian, sepse kërkohet të mësohet prej tyre edhe rrugëtimi që bëjnë në brendësi të Schengen-it.
Për të gjithë ata që janë pa leje qëndrimi parashikohen dy javë vërtet shumë të rrezikshme. Kush do të ndalohet në kuadër të aksionit „Mos Maiorum,“ nëse nuk është kërkues azili do të dëbohet ose do të futet në një vend të Shengenit..
Për këtë kanë reaguar shoqatat e emigrantëve të cilët thonë se duhet të garantohet për respektimin e plotë të të drejtave të njeriut dhe të Konventës së Gjenevës për refugjatët.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?














