Kosova
Aksioni i PSD-së përfundon me arrestime e përplasje me policët
Mediat kosovare shkruajnë se pesë aktivistë të Partisë Socialdemokrate janë arrestuar pas aksionit që të njëjtët kanë pasur te Qeveria e Kosovës. Arrestimi i tyre ndodhi pasi aktivistë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe dhe kanë shkruar “Gjakderdhja financiare” në objektin e qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se arrestimi i aktivistëve të PSD-së u shoqërua me përplasje me zyrtarët policorë, ku këta të fundit kanë përdorur edhe gaz lotsjellës në drejtim të tyre.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka konfirmuar për KosovaPress se të arrestuar janë Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti, Zgjim Hyseni, Nol Nushi dhe Agron Kabashi.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, paraprakisht u deklarua për aksionin, ku tha se vetëm me një vendim të qeverisë dhe të Kuvendit janë paguar 11 milionë euro nga buxheti i Kosovës në drejtim të veriut të vendit.
Molliqaj tha se në momentin që Kurti ka pranuar ta vazhdojë dialogun me Serbinë, por edhe pagesa tash, janë dëshmi se edhe kjo qeveri do të jetë avaz i qeverive të kaluara.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten














