Shkurt.ch
Aksioni për shpërndarjen e kuranit falas, (ende) nuk ndalohet në nivel federal
Qeveria: "Për një ndalim në nivel vendi mungojnë të dhënat konkrete nëse bëhet fjalë për një organizatë të vërtetë që mund të ndalohet"
Aksioni për shpërndarjen falas të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, “Lies!” (Lexo) njëherë për njëherë nuk do të ndalohet në nivelin federal. Kështu ka vendosur të enjten Këshilli Federal i Zvicrës, shkruan sda.ch. Por duke iu përgjigjur një mocioni parlamentar (të bërë nga Martin Wobmann i SVP-së) ekzekutivi i vendit ka theksuar se do ta përshëndeste ndalimin eventual që do ta bënin për këtë aksion, kantonet veç e veç.
Këshilli Federal nuk e konteston faktin se aksioni “Lies!” i kontribuon radikalizimit dhe rekrutimit të myslimanëve për xhihad, transmeton albinfo.ch. Por për një ndalim në nivel vendi mungojnë të dhënat konkrete nëse bëhet fjalë për një organizatë të vërtetë që mund të ndalohet. Prandaj, qeveria merr detyrim për të krijuar bazën ligjore lidhur me këtë.
Në mediat zvicerane prej kohësh përflitet mundësia e ndalimit të këtij aksioni. Ai ka nisur në Gjermani dhe pastaj është përhapur edhe në Zvicër dhe bie në sy në zonat për këmbësorë në sheshe qytetesh, ku të rinj myslimanë, me veshje dhe pamje karakteristike, ofrojnë Kuranin pa pagesë.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie












