Shkurt.ch
Aktivitet agresiv i spiunazhit rus në Zvicër
“NDB ka konstatuar gjatë vitit 2018 aktivitete të vazhdueshme dhe agresive të spiunazhit rus”, thuhet në raportin e NDB
Në raportin e publikuar së fundi të Shërbimit Informativ Federal të Zvicrës (NDB) vihet në dukje një shtim i vëllimit dhe intensitetit të spiunazhit rus në vend.
“NDB ka konstatuar gjatë vitit 2018 aktivitete të vazhdueshme dhe agresive të spiunazhit rus”, thuhet në raport. Zvicra aktualisht hyn në mesin e pikave më të rëndësishme të veprimit të shërbimeve informative ruse, transmeton albinfo.ch.
Në shënjestër të spiunëve rusë kanë qenë, veç tjerash, organizatat dhe shoqatat ndërkombëtare sportive që kanë selinë e tyre në Zvicër. Rusia edhe më tutje angazhohet në operacionet e ashtuquajtura të ndikimit (influencës), ku hyjnë fushatat informative, manipulimet dhe propaganda.
Pas Rusisë, kërcënuesja e dytë më e madhe për Zvicrën, sipas raportit vjetor të NDB-së, është Kina. Por, aktiviteti i spiunazhit kinez përqendrohet më shumë në rrafshin ekonomik.
Nga ana tjetër, raporti konstaton se në vitin që shkoi ka pasur një stabilizim të numrit të xhihadistëve që nga Zvicra kanë shkuar në zonat e konfliktit në botën arabe, përcjell albinfo.ch. Nga muaji shkurt nuk ka pasur më asnjë udhëtim me motiv të tillë nga Zvicra.
Nga viti 2001 NDB ka regjistruar 92 persona që për motive xhihadiste kanë marrë rrugën për në zonat e konflikteve. Numri i të kthyerve është 16.
Në 31 nga numri i përgjithshëm prej 92 rasteve bëhet fjalë për shtetas ose shtetase zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Kosovari që sulmoi hebreun, kishte precedent penal – përballej me deportim Kosovari që ka sulmuar një hebre ortodoks 26-vjeçar, kishte precedent penal. Tani është zbuluar se ai... -
Kantoni zviceran bën pagesat e para për viktimat e zjarrit në Crans-Montana -
Dhjetëra vende pune priten të shkurtohen në Zvicër -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Çmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë vitet e fundit















