E-Diaspora
Aktivitetet e lira e begatojnë shkollën shqipe!
Një shëtitje me nxënësit e shkollave shqipe të Birrit, Brugit, Nojenhofit dhe Shpreitenbahut
Si zakonisht Kantoni i Argaut dallohet me aktivitetet e lira në kuadër të shkollë shqipe. Mjaftojnë të kujtojmë vetëm aktivitetet e organizuara gjatë këtij viti si turniri në Futboll “Spreitenbach 2018” në maj 2018, simpoziumi shkencor kushtuar figurës historike të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, më 23 qershor 2018, manifestimi me rastin e përfundimit të vitit shkollor më 24 qershor 2018, si dhe një shëtitje me nxënësit e shkollave shqipe të Birrit, Brugit, Nojenhofit dhe Shpreitenbahut me datën 22 shtator 2018. Të gjitha këto aktivitete e begatuan dhe ndikuan pozitivisht jo vetëm në rritjen e numrit të nxënësve, por edhe në komunikimin e tyre social dhe kulturor, përcjell albinfo.ch.
E shtunë, 22 shtator 2018, herët në mëngjes në ora 06:40 autobusi niset për në Allgaü (Sky-Line park) në Gjermani. Stacioni i parë Birr, ku në autobus u ngjitën nxënësit e shkollave shqipe të Birrit dhe të Brugit dhe pastaj për të vazhduar rrugën në stacionin e dytë para shkollës së Nojenhofit, të cilëve iu bashkëngjiten nxënësit e shkollës së Nojenhofit dhe të Shpreitenbahit, dhe për të vazhduar tutje rrugën…
Në fytyrat e nxënësve buzëqeshje, kënaqësi e veçantë. Të gjithë nxënës të shkollës shqipe, 65 prej tyre dhe disa prindër. Kjo shëtitje ishte rezultat i një sponsorizimi nga turniri i futbollit që e organizoi shkolla shqipe në Spreitenbach dhe sponsorizimi i prindërve të shkollës shqipe në Birr, Luljetë dhe Nirvan Osmanit, pronar të firmës “La Piazza” në Glattbrugg.
Në autobus mbretëronte një atmosferë e këndshme, bisedat e fëmijëve, këngët…
Pasi që vinin nga shkolla të ndryshe, nga vendbanime të ndryshme në Zvicër dhe nga troje të ndryshme shqiptare, ato njiheshin në mes veti, bashkëbisedonin me një kënaqësi të veçantë.
Një shoqërim i këtillë është shumë i dobishëm për të gjithë nxënësit dhe lirisht mund të themi se kjo shëtitje e begaton shkollën shqipe.
Gjatë gjithë ditës, deri kur u kthyem kah ora 21:00 gëzimi dhe hareja kishin pushtuar zemrat e këtyre fëmijëve të dashur, të cilët edhe pse lindën dhe rritën në vend të huaj zemra e tyre flet dhe këndon shqip.
Përveç Luljetës dhe Mirvanit një falënderim i veçantë shkon për te gjithë prindërit të cilët në manifestimet shkollore dallohen si Shpend Limoni, Avni Hasani, Sadik Sadiku, Anton Nue, Elvis Klaiqi, Remzi Kastrati, Faton Dervishi, Rexhep Bytyqi, Mentor Selimi, Ekrem Sulejmani, Bashkim Hasani dhe shumë të tjerë.
Ajo që më bëri më shumë përshtypje janë fjalët e nxënësve në fund të shëtitjes të cilët edhe pse ishin të lodhur, nuk përtojnë të pyesin mësuesit Qefsere dhe Vaxhid Sejdiun, se kur do të shkojmë prapë në shëtitje?
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel

















