Lajme

Aktori që parashikoi koronavirusin: Isha i përgatitur për pandeminë

Me siguri e keni parë filmin “Cotagion”, skenat e të cilit po i përjetojmë sot në realitet prej Covid-19.

Së fundmi, një prej aktorëve të filmit të famshëm të Hollywood, Jude Law, foli për për historinë e një virusi vdekjeprurës.

Aktori i njohur u pyet në lidhje me faktin se kaq shumë njerëz i janë drejtuar filmit “Contagion” mes një pandemie, dhe ai u shpreh kështu:

“Më duket pak e çuditshme që të gjithë u kthyen për të parë filmin, në mes të asaj që po ndodhte vërtet”, i tha drejtuesit të emisionit. “Ju mjafton të ndiqni lajmet, nuk keni nevojë të shihni filmin”.

Aktori tha se ishte i përgatitur për këtë pandemi, që prej 10 vjetësh, pra, që prej publikimit të filmit. “Nëse jam i sinqertë, një nga kujtimet ose përvojat më ndikuese në atë film ishin mjekët dhe virologët që po na këshillonin”, tha ai.