Lajme
Akuza kundër shefit të Nestlé-s pas shkarkimit të CEO-s, Freixe
Ndërsa një hetim i brendshëm u nis në maj, një hetim i tillë është një "mision vetëvrasës" për një CEO, sipas një eksperti
Sipas “NZZ am Sonntag”, Presidenti i Nestlé-së, Paul Bulcke, mund të mos ketë reaguar sa duhet shpejt në lidhje me marrëdhënien sekrete të CEO-së Laurent Freixe me një vartëse femër të tij. Kjo marrëdhënie i ka kushtuar Freixe-it me shkarkim të menjëhershëm nga puna dhe ka bërë bujë të madhe në mediat e këtushme, transmeton albinfo.ch.
Burime të brendshme thanë se Bulcke mund të kishte reaguar ndaj shenjave paralajmëruese më herët, pasi Freixe kishte fshehur më parë një marrëdhënie të brendshme. Kjo marrëdhënie çoi në martesën e tij aktuale.
Prandaj, bordi i drejtorëve duhet ta pranojë akuzën se nuk i ka marrë mjaftueshëm seriozisht informacionet e brendshme, tha një ekspert i qeverisjes korporative.
Ndërsa një hetim i brendshëm u nis në maj, një hetim i tillë është një “mision vetëvrasës” për një CEO, sipas ekspertit. Freixe nuk pranoi të komentonte për gazetën, por deklaroi: “Nuk është koha e duhur për komente, por do të vijë.”
Nestle është kompania më e madhe zvicerane në pergjithësi dhe njëra ndër më të mëdhatë në botë, në industrinë e ushqimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa











