Tematike
Akuzohen 5 persona, në mesin e tyre dy shqiptarë: Donin të hedhin bankomatët në erë
Të akuzuarit janë të rinj të moshës 23 deri në 30 vjeç. Ata vijnë nga Kosova, Turqia, Holanda. Një shtetas shqiptar është shpallur ndërkombëtarisht për arrestim
Zyra e Prokurorisë Federale ka ngritur në Gjykatën Penale Federale akuza kundër pesë personave për veprat penale të vendosjes së eksplozivëve. Ata dyshohet se kishin planifikuar të hidhnin në erë dhe të grabitnin ATM (bankomate) në Zvicër.
Katër nga të pandehurit janë arrestuar në korrik 2023 si pjesë e një operacioni policor në Strengelbach AG pasi hyrë me dhunë në një shtëpi. Kur shërbimet e emergjencës zbuluan në atë shtëpi eksploziv, forca shtesë u thirrën dhe u evakuuan ndërtesat përreth, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, 40 persona duhej të kalonin pjesën tjetër të natës në një palestër.
Zyra e Prokurorit Federal (BA) njoftoi të enjten se të akuzuarit ishin të rinj të moshës 23 deri në 30 vjeç, shkruan sda.ch. Ata vijnë nga Kosova, Turqia, Holanda dhe aktualisht ndodhen në burg të parakohshëm.
Me zhvillimin e procesit, një person i pestë i dyshimtë u identifikua dhe u shpall ndërkombëtarisht për arrestim. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar shqiptar, vazhdon BA. Të pesë të pandehurit janë aktualisht në paraburgim.
BA akuzon pesë të akuzuarit se kanë prodhuar së bashku tri pajisje shpërthyese dhe ndezëse jokonvencionale në një lokal berberi në Strengelbach AG, përcjell albinfo.ch. Mësohet se aty kanë ruajtur edhe lëndë plasëse shtesë, me të cilën sipas aktakuzës synonin të krijonin një mjet të katërt shpërthyes dhe ndezës.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë marrë sende të ndryshme piroteknike dhe materiale të tjera të nevojshme dhe i kanë transportuar nga Franca për në Zvicër. Ata ndyshohet se kishin në mendje të hidhnin në erë ATM-të. Në ditët para arrestimit të tyre, ata kishin vëzhguar mbi dhjetë bankomate në Zvicër, sipas BA.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme











