Kosova
Akuzohet për sulm ndaj KFOR-it dhe policisë, Llazar Dejanoviq pranon fajësinë
I akuzuari për sulmin ndaj policisë dhe KFOR-it, Lazar Dejanoviq, të mërkurën në seancën e shqyrtimit fillestar ka arritur marrëveshje me Prokurorin Speciale për pranimi të fajësisë, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja kishte ndodhur më 29 maj të 2023-tës, në afërsi të objektit të Komunës së Zveçanit.
Kryetar i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj e ka pyetur të pandehurin Dejanoviq nëse është në dijeni për heqje dorë nga një proces i rregullt gjyqësor pas pranimit të arritjes së marrëveshjes. Lidhur me këtë, i pandehuri tha se marrëveshjen e ka arritur me vullnetin e lirë dhe se e pranon se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, shkruan Betimi për Drejtësi.
Prokurori i rastit, Bekim Kordaliu, tha se pas pranimit të kërkesës së mbrojtësit të të akuzuarit dhe pranimit të autorizimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë më 14.10.2024.
Ai propozoi gjykatës se me rastin e shqiptimit të dënimit ndaj të akuzuarit, për veprën penale sulm ndaj personit zyrtare e kryer në bashkryerje t’i shqiptohet dënimi nga 8 deri në 10 muaj burgim, dhe se në kuadër të këtij dënimi t’i llogaritët edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për veprën pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm t’i shqiptohet dënim me burg prej 6 muajsh me mundësi zëvendësimi me gjobë prej 10 mijë deri 11 mijë euro.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Dejanoviq, avokati Lujbomir Pantoviq tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë është arritur dhe pranuar në mënyrë dhe kushte siç i ceku edhe prokurori i rastit. Ai tha se konsidero se janë përmbushur të gjitha kushtet të KPP-se që gjykata ta pranojë marrëveshjen e arritur për pranim të fajësisë.
“Sa i përket veprës penale pjesëmarrja në turmë, e cila kryen veprën penale huliganizëm, unë e njoftoi gjykatën që i pandehuri është i gatshëm që dënimin me burgim prej 6 muaj t’i ndërrohet dënim me gjobë.
Më pas, gjyqtari Kurtaj njoftoi se gjykata pranon arritjen e kësaj marrëveshje mes të akuzuarit dhe Prokurorisë.
Akgjykimi për këtë rast pritet të shpallet sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Aktakuza ndaj të pandehurit Dejanoviq është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 tetor 2024.
Sipas aktakuzës i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











