Kosova
“Alarm” në Shqipëri: Turistët nga Kosova po largohen
Kreu i Shoqatës së Turizmit në Shqipëri jep alarmin: Turistët nga Kosova po largohen
Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi, ka ngritur alarmin mbi një fenomen që po bëhet gjithnjë e më shqetësues për sektorin turistik në Shqipëri: largimi i turistëve nga Kosova drejt vendeve të tjera të rajonit, veçanërisht Greqisë, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë për mediat, Topuzi tha se Kosova ka intensifikuar bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut për të krijuar një korridor të lehtësuar drejt destinacioneve greke, çka e bën më tërheqëse për pushuesit kosovarë që kërkojnë alternativa të reja dhe më të organizuara për pushimet verore.
“Rajoni është bërë më gati sesa ne. Kosova është lidhur me Maqedoninë për të kaluar më kollaj në Greqi. Kjo tregon se ka një mungesë përgatitjeje nga ana jonë për të mbajtur dhe rritur interesin e turistëve kosovarë në Shqipëri”, tha Topuzi, duke theksuar se Shqipëria po humbet një nga tregjet më të qëndrueshme dhe besnike të turizmit.
Ai theksoi se nuk është fjala vetëm për periudhën verore, por për potencialin që ka Shqipëria për të ofruar një eksperiencë turistike gjithëvjetore për të rinjtë nga Kosova.
“Ne nuk jemi gati për të rinjtë kosovarë, të cilët duhet të kenë mundësi të vijnë në Shqipëri dhe të kalojnë pothuajse të gjithë vitin këtu. Duhet të bëhemi një vend ku ata ndihen të mirëpritur, të angazhuar, ku të kenë çfarë të bëjnë”, theksoi Topuzi.
Sipas tij, nevojitet një investim më i madh në krijimin e aktiviteteve dhe produkteve të reja turistike që do të tërhiqnin vizitorët nga Kosova, jo vetëm për plazhin, por edhe për turizëm kulturor, natyror, sportiv dhe gastronomik.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025













