Kosova
Alarm për verën e nxehtë në Kosovë
Sivjet do të jetë vera më e nxehtë në dy dekadat e fundit, japin detaje nga IHMK
Në një prononcim për media, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë se temperaturat e regjistruara në muajin qershor të këtij viti janë shumë më të larta që nga viti 2001.
Sipas tij, temperaturat e muajit të kaluar kanë arritur deri në 35.6, e që sipas tij, temperatura si këto në vitet e kaluara kanë mbretëruar në muajt korrik dhe gusht.
Po ashtu, Aliu tha se nga datat 20 deri 30 qershor temperaturat kanë arritur mbi 30 gradë celsius.
Parashikuesi i motit nga IHMK përmes një grafike të prezantuar njëherësh ka shpjeguar se edhe deri në sa gradë kanë arritur temperaturat në muajin qershor që rezulton se ishte më i nxehti.
Ndërkaq sa u përket reshjeve në vend gjatë këtyre muajve, Aliu ka treguar se në maj nuk ka pasur fare reshje, ndërsa Podujeva dhe Prizreni janë qytetet që kanë regjistruar më së shumti reshje në qershor, kurse gjatë kësaj periudhe më pak shi pati në Junik.
Në fund, parashikuesi i motit u ka bërë thirrje qytetarëve që nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 pasdite të mos ekspozohen në temperaturat e larta.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













