Kosova
Alarmohet Gjilani, ka rezerva të ujit vetëm për dy muaj
Ka dy muaj prej kur banorët e komunës së Gjilanit janë në krizë për ujë të pijshëm. Kjo po ndodh si rezultat i kushteve klimatike, gjë që ka ndikuar edhe në zvogëlimin në masë të konsiderueshme të furnizimit me ujë në këtë qytet, raporton KTV.
Derisa niveli i ujit në liqenin akumulues Përlepnica, në mungesë të reshjeve atmosferike, ka rënë dukshëm. Qytetarët thonë se në mungesë të ujit të pijshëm po hasin në vështirësi të shumta.
Qytetarët detyrohen të blejnë ujë të pijes, derisa disa shfrytëzojnë puset private nëpër shtëpi. Komuna e Gjilanit, së bashku me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, kanë bërë plan për menaxhimin e situatës, duke hapur disa puse.
Po të njëjtit, para 3 javësh i kanë kërkuar ndihmë Qeverisë së Kosovës, në vlerë të 650 mijë eurove për ta tejkaluar situatën emergjente, por kjo e fundit ka refuzuar t’i përgjigjet, ani pse Komuna e Gjilanit ka rezerva ujore vetëm edhe për dy muaj.
Ismajli ka theksuar se do të mundohen në të gjitha format të gjejnë fonde nga buxheti i komunës, ndonëse diçka e tillë do të jetë e vështirë për t’i furnizuar qytetarët mjaftueshëm me ujë të pijes.
Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje për televizionin, se pse nuk i ka dalë në ndihmë Komunës së Gjilanit përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











