Lajme
Alternativat pa duhan nuk janë njësoj me cigaret, tregojnë studimet ndërkombëtare
Ekspertët paralajmërojnë se barazimi i cigareve me produktet alternative të duhanit në projektligjin për mbrojtjen nga pirja e duhanit është i pasaktë dhe i dëmshëm për politikat shëndetësore. Kjo klasifikim i gabuar bie ndesh me objektivat për zvogëlimin e dëmit nga duhani dhe nuk reflekton ndryshimet shkencore midis këtyre produkteve.
Sipas Shoqatës së Prodhuesve të Duhanit në Maqedoninë e Veriut, produktet pa tym tashmë janë të rregulluara veçmas në Ligjin ekzistues për Duhanin dhe nuk mund të trajtohen njësoj si cigaret në rregullore të reja.
Produktet alternative të duhanit, të tilla si pajisjet që ngrohin duhanin ose cigaret elektronike, janë relativisht të reja në tregun lokal, por kanë qenë të pranishme për vite në tregjet e vendeve të zhvilluara. Studimet ndërkombëtare tregojnë se këto produkte janë më pak të dëmshme se cigaret tradicionale, pasi aerosolet e tyre përmbajnë shumë më pak substanca toksike.
Në Maqedoni, një hulumtim i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve (MANU) ka analizuar ndikimin e këtyre produkteve tek përdoruesit dhe mjedisi. Studimi nxjerr në pah se ndërsa nikotina shkakton varësi, sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit shkaktohen kryesisht nga substancat toksike që lëshohen gjatë djegies së duhanit. Pajisjet e ngrohjes së duhanit nuk djegin duhanin, duke reduktuar mbi 90% substancat e dëmshme në krahasim me cigaret e zakonshme.
Po ashtu, cilësia e ajrit në ambientet ku përdoren pajisje alternative tregon një ndikim shumë më të ulët sesa tymi i cigareve. Megjithatë, përdorimi i tyre nuk është pa rrezik tërësisht.
Ekspertët theksojnë se ligji maqedonas për kontrollin e duhanit është në përputhje me Konventën e OBSH-së dhe direktivat e Bashkimit Evropian. Ai përcakton rregulla të rrepta për tregtimin e produkteve alternative dhe ndjek praktikat më progresive në rajon.
Megjithatë, projektligji i ri duket se i barazon të gjitha produktet e duhanit, duke prezantuar terma të paqarta, që mund të pengojnë përparimin e kuadrit rregullator ekzistues. Studimi rekomandon që Maqedonia të ndjekë praktikat globale dhe të krijojë politika që dallojnë produktet më pak të dëmshme, duke mbështetur ndërkohë edukimin publik për të lehtësuar kalimin nga cigaret tradicionale tek alternativat më të sigurta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite












