Kosova
Alarmojnë ekspertët: Edhe një mbyllje kolapson ekonominë
Rritja e madhe e rasteve me Covid-19 në Kosovë mund të sjellë edhe një mbyllje të dytë në vendin tonë.
Ndonëse kundër mbylljes totale po shprehen ekspertë të ekonomisë, sipas të cilëve ato masa mund të çojnë vendin në kolaps me pasoja të papërballueshme.
Derisa në Ministri të Financave thonë se një izolim i ri mund të shtyjë Qeverinë në rishikimin e shpenzimeve buxhetore pas tre muajve.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë për KosovaPress, se një mbyllje e dytë e aktiviteteve ekonomike do të çonte në mbylljen e masive të ndërmarrjeve private dhe vendeve të punës.
Zeka theksoi se si Odë Ekonomike Amerikane besojnë që është e mundur të vazhdohet aktiviteti ekonomik, gjithnjë duke i respektuar rekomandimet e IKShP-së për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
“Duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19 është e mundur të zbatohen në mënyrë strikte këto rekomandime dhe këto protokolle që në të njëjtën kohë të mos ndalohen aktivitet ekonomike, për ndryshe ajo çfarë mund të shohim deri në fund të këtij viti rrjedhimit edhe në vitin 2021 është një mbyllje masive e ndërmarrjeve vend. Po ashtu, edhe një mbyllje masive e vendeve të punës, zvogëlim i të ardhurave buxhetore për mbështetjen si dhe zvogëlim i aftësisë për të mbështetur ndërmarrjet private, por edhe për t’u ballafaquar me pasojat e tjera të pandemisë përfshirë këtu edhe atë që ka të bëjë me shëndetin publik”, thotë Zeka.
Po ashtu edhe profesori në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Hasan Prishtina” Nagip Skënderi thekson për KosovaPress, se në asnjë mënyrë Qeveria nuk duhet të vendosë për ndalimin e veprimtarive ekonomike, sepse kolapsi ekonomik me masa të reja kufizuese është i pashmangshëm.
“Assesi nuk duhet të shkohet në mbyllje të sektorëve të ekonomisë ose sektorëve të tjerë, sepse do të ndodhë shpejt një kolaps që do të jetë i pa përballueshëm dhe me pasoja të mahnitshme për ekonominë në tërësi. Por, shteti do të duhej të intervenoj në këtë rast në vetëdijesimin e popullatës dhe mos të vijmë deri tek bllokada e tërësishme ekonomike dhe sociale në tërësi. Mos funksionimi i buxhetit do të jetë edhe një goditje edhe më e madhe dhe ekonomia e Kosovës do të futet në kolaps në tërësi. Prandaj, duhet të merren shembujt e vendeve të zhvilluara”, thotë Skënderi.
Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi thotë për KosovaPress, se një mbyllje tjetër e bizneseve, e detyron Ministrinë e Financave të bëjë rishikimin e shpenzimeve buxhetore brenda tre muajve të ardhshëm.
“Unë po shpresoj që nuk do të ketë mbyllje, por kur flasim për buxhetin 2021 duhet të jetë e qartë për të gjithë, sepse në vitin 2020 ku kemi pasur një rënie prej 6.5 deri 7 për qind, që të hyrat janë zvogëluar mbi 300 milionë si të hyra të rregullta buxhetore. Për ndryshe nëse do të ketë mbyllje të re ekonomike, ne jemi të detyruar ndoshta pas tre muajve me bërë një rishikim total të shpenzimeve, të të hyrave dhe krejt buxhetit. Pra, nëse do të ketë mbyllje duhet buxhetin 2021 me rishikuar”, thotë Krasniqi.
Deri në shtator qarkullimi i bizneseve është zvogëluar mbi 1 miliard euro.
Ndërsa, vala e dytë e pandemisë Covid-19, ka prekur edhe vendin tonë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve ka arritur 418.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026










