Lajme
Gjermania këmbëngul në ruajtjen e pagesave me para në dorë
Organizatat kërkojnë ligj për mbrojtjen e parasë së gatshme në Gjermani
Pagesat me para në dorë në Gjermani vazhdojnë të jenë të mundshme, por përdorimi i tyre po bie gradualisht. Sipas një ankete të realizuar në tetor 2025 me rreth 1.000 qytetarë, 30 për qind e tyre deklaruan se gjatë gjashtë muajve të fundit nuk kishin mundur të paguanin me para në dorë në kafene ose dyqane, pasi kjo formë pagese nuk ofrohej, përcjell albinfo.ch.
Një studim i Bundesbankut tregon se edhe në disa institucione publike, si gjatë lëshimit të dokumenteve të identitetit, pagesat me para fizike nuk janë gjithmonë të mundshme. Po ashtu, shumë dyqane dhe supermarkete po kalojnë në arka vetëshërbyese që pranojnë vetëm pagesa me karta bankare. Aktualisht, nga rreth 710 mijë arka në sektorin e shitjes me pakicë, afro 40 mijë janë vetëshërbyese, pothuajse dyfish më shumë se në vitin 2023.
Megjithatë, paratë e gatshme vazhdojnë të mbeten të domosdoshme për kategori të caktuara, si fëmijët, të moshuarit dhe personat pa llogari bankare. Vështirësi shtesë përbën edhe zvogëlimi i numrit të bankomateve, sidomos në zonat rurale, ku qytetarët shpesh duhet të udhëtojnë më larg për të tërhequr para.
Organizatat gjermane të konsumatorëve dhe shoqatat sociale kanë kërkuar nga qeveria miratimin e një ligji që garanton pranimin e parasë së gatshme si mjet pagese dhe siguron qasje të lirë në të. Ato argumentojnë se paratë fizike janë të rëndësishme sidomos në situata krize, si ndërprerjet e energjisë, sulmet kibernetike apo fatkeqësitë natyrore.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian po punon për të lehtësuar qasjen në para të gatshme, duke planifikuar që qytetarët të mund të tërheqin deri në 150 euro në arkat e dyqaneve edhe pa kryer blerje.
Ekspertët vlerësojnë se, megjithëse pagesat digjitale ofrojnë siguri dhe lehtësi, ruajtja e parasë së gatshme mbetet e rëndësishme për lirinë e zgjedhjes dhe përfshirjen sociale të qytetarëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit Vaxhid Sejdiu, bashkëkryetar i LAPSH “Naim Frashëri” – Zvicër uron për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit... -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë -
Ida Jashari dhe përkushtimi për ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët në Zvicër -
Dita e Inxhinierëve në EPFL bashkon studentët shqiptarë dhe profesionistët në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva vë në pikëpyetje nëse ata që nuk paguajnë gjoba duhet të burgosen Praktika e burgosjes së njerëzve që nuk paguajnë gjobat është nën shqyrtim në Gjenevë. Në burgun... -
Rritet popullsia e Gjenevës -
Sot voton Zvicra -
Mijëra pjesëmarrës në grevën feministe në Lozanë dhe në Cyrih -
Ylfete Fanaj hapi zyrtarisht stacionin e policisë në Ebikon














