Integrimi
“Alba Festival” mbahet në zemër të Cyrihut me “Line Up-in” më të mirë ndonjëherë
Festivali më i madh mbarëshqiptar do të mbahet këtë vit në qendër të Cyrihut. Për tre ditë me radhë, numër i madh i artistëve do të marrin pjesë në këtë festival për t´i argëtuar dëgjuesit e shumtë të pop-muzikës shqipe. Në një intervistë për Albinfo.ch, organizatori Adem Morina ka dhënë detaje rreth festivalit që do të organizohet në mes të qershorit.
Biletat tashmë janë në shitje për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në “Alba Festival” këtë vit. Nga 21 deri më 23 qershor, në zemër të Cyrihut, do të performojnë këngëtarët më me emër shqiptarë. Nëse akoma keni dilema të shkoni apo jo, Albinfo.ch ju sjell disa emra të pop artistëve që do të jenë në skenën e madhe të festivalit për t´ju argëtuar: Yanina, Ghetto Geasy, Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Era Istrefi, Elita 5, Mozzik e Getinjo, Don Xhoni, Butrint Imeri, etj. Ndërsa, për t´u siguruar që do të kërceni pa fund, “Alba Festival” ju sjell Sabri dhe Ermal Fejzillahun, Edona Llalloshin, Medan si dhe Shkurte Fejzën e Gresa Behlulin.

Këtë vit, “Line up-i më i mirë ever” në “Alba Festival”
Njëri për organizatorëve i “Alba Festival”, Adem Morina, në një intervistë për Albinfo.ch ka thënë se përkundër turbulencës të vitit të kaluar, ku mbajtja e festivalit u anulua, këtë vit ai u organizua në kohë dhe pa sfida të mëdha.
Më 2020 dhe 2021 festivali nuk u mbajt shkaku i pandemisë së COVID-19. Kurse, më 2023, organizatorëve iu dha leja për mbajtjen e festivalit tek në korrik. Kjo periudhë u pa si një rrezikim financiar nga organizatorët dhe festivali u anulua.
“Këtë vit ´Alba Festival´ do të mbahet në një vend perfekt për organizime të këtij lloji, në zemër të Cyrihut, afër stacionit kryesor. Pas turbulencave të vitit të kaluar, këtë vit planifikimi u bë me shumë qetësi, dhe në mënyrë të strukturuar”, ka thënë Morina.
Këto ditë, ka thënë ai, po punohet drejt finalizimit të hapave të fundit.
I pyetur se kush prej artistëve do të ndezë më së shumti publikun, Morina ka dhënë një përgjigje interesante:
“Është sikur ta pyesni prindin për fëmiun e tij të preferuar. Unë vetëm mund t’ ju them se line-up i këtij viti është më i miri që kemi pasur ndonjëherë”.
Ai ka shtuar se synimi i këtij organizimi është që të sjellin yjet dhe talentët më të mëdhenj të pop muzikës shqipe para publikut, dhe të gjithë të kalojnë një kohë të mirë duke u argëtuar gjatë këtyre tre ditëve verore.

Rreth organizimit dhe sigurisë
Më 21 qershor do të bëhet hapja e festivalit, në orën 17.00, kurse më 22 dhe 23 nga ora 14.00, në Kasernenareal, Militärstrasse 45, 8004 Zürich.
Biletat mund të blihen përmes websajtit të festivalit. Çmimet variojnë varësisht nga ditët e pjesëmarrjes dhe të gjitha informatat mund t´i merrni në: https://www.alba-festival.ch/ .
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat mbi 18 vjeç, të cilëve do t’u kërkohet një dokument identifikimi në hyrje.
Po ashtu, nuk lejohen pije me vete. Ushqime dhe pije gjenden në zona të caktuara brenda vendit ku mbahet festivali.
Në rast të pajisjes me çantë shpine, ato do të kontrollohen në hyrje.
Është e rekomandueshme që të udhëtoni me transport publik për të arritur te festivali, i cili gjendet 9 minuta në këmbë nga stacioni kryesor (Hauptbahnhof) deri në Kasernenareal.
Kujtojmë se kjo është hera e tretë e organizimit të “Alba Festival”, i cili fillimisht u mbajt më 2019. Aty u mblodhën jo më pak se 20 mijë persona nga Evropa dhe Amerika.
2020 dhe 2021 ishin vitet kur festivali nuk u mbajt për shkak të pandemisë së Covid-19.
Më 2022 “Alba Festival” u mbajt sërish në Cyrih, duke arritur numrin e mysafirëve sërish në 20 mijë.
Më 2023 organizatorëve të festivalit iu lëshua leja tek në korrik, gjë që e pamundësoi organizimin e shpejtë dhe efikas të tij. Organizatorët e panë si rrezik financiar dhe festivali u anulua.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit21 Qershor 2024
- Ora17:00
- LokacioniKasernenareal, Militärstrasse 45, 8004 Zürich.
- Data e përfundimit23 Qershor 2024 - 23:00
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











