Sport
Alban Pnishi, nga Wohleni në Grasshoppers të Cyrihut
Alban Pnishi, futbollist defanziv , për shumë vite ka mbrojtur ngjyrat e FC Wohlen që bën gara në Challenge League (Liga e dytë për nga niveli në Zvicer). Ai ka qenë ndër lojtarët më të dalluar të klubit te përmendur. Por, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Pnishi 24 vjeçar do t`i bashkohet skuadrës së njohur nga Cyrihu Grasshoppers, duke u ngritur kështu në nivelin më të lartë të futbollit zviceran, në superligë.
Siç shkruan blick.ch, mbrojtësi me rrënjë nga Kosova nënshkruan me skuadrën e madhe të Cyrihut për tri vitet e ardhshme.
Pnishi ka filluar të luajë për FC Wohlen qysh në moshën 13 vjeçare, ku pastaj ka kaluar të gjitha fazat dhe së fundi ishte edhe kapiten i ekipit të parë.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












