Shkurt.ch
Albaton X. i ka vënë zjarrin restorantit historik, e pranon veprën
Zjarri që e ka vënë 20 vjeçari kosovar ka shkaktuar dëme që vlerësohen në disa qindra mijë franga
Albaton X. 20 vjeçar, me vendbanim në Windisch, Kantoni Aargau, me prejardhje nga Kosova, i ka vënë zjarrin një restoranti historik në Möriken Ag. Ai e ka pranuar veprën dhe tre muajt në vijim do t`i kalojë në paraburgim për hetime, ka konfirmuar për blick.ch prokuroria përgjegjëse për këtë rast.
Të enjten e javës së kaluar në orën 16 për arsye ende të panjohura, Albaton X. I vë zjarrin dhomës të cilën ai e ka marrë me qira, mbi restorantin “Rösli”. Ai e lë derën hapur dhe ikë nga vendi i ngjarjes.
Pronari i restorantit Markus S. pasi e vëren tymin dhe provon ta fikë por nuk ia del, transmeton albinfo.ch. “Kati nën kulm bashkë me banesën tonë dhe dhomat e lëshuara me qira janë shkatërruar” thotë ai ndërsa vetë restoranti është dëmtuar nga uji i zjarrfikëseve.
Policia e ka arrestuar Albatonin po atë mbrëmje, në banesën e të atit. “Ai ka shkaktuar edhe më parë probleme, ka ndërprerë një zanat dhe prej pesë vitesh jetonte jashtë shtëpisë”, ka thënë njerka e tij. Sipas saj ai në shtëpi vinte vetëm për të larë rrobat, sikur kishte ardhur të enjten e kaluar.
Zjarri që e ka vënë 20 vjeçari ka shkaktuar dëme që vlerësohen në disa qindra mijë franga.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











