Futboll
Albian Ajeti nënshkruan me klubin austriak Sturm Graz
Ai do mbajë fanellen me numrin 9
Në ditën e fundit të afatit kalimtar, klubi austriak SK Sturm Graz ka nënshkruar me futbollistin shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Albian Ajeti.
25-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e përfaqësueses zvicerane, vjen në formë huazimi nga Celtic Glasgow në Graz për një vit, me mundësi blerje, që sipas mediave austriake kap vlerën e 2.5 milionë euro, shkruan albinfo.at.
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e klubit Sk Sturm Graz.
Në vitin 2019, Ajeti u transferua nga Basel te West Ham në Ligën Premier angleze për 11.3 milion euro, ndërsa nga Londra rruga e tij vazhdoi te Celtic në vitin 2020.
Për ekipin skocez, në 48 ndeshje ka shënuar nëntë gola dhe pesë asistime.
“Sturm Graz është një klub i madh me një traditë të madhe dhe jam shumë i lumtur që mund të luaj në Graz në të ardhmen. Dua të kontribuoj sa më shpejt me cilësitë dhe përvojën time dhe të ndihmoj skuadrën si në kampionat ashtu edhe në fazën e ardhshme të grupeve të Ligës së Evropës”, ka thënë Ajeti.
Ndërkohë, për përfaqësuesen zvicerane Albian Ajeti ka luajtur tashmë 11 ndeshje, ndërsa karrierën e ka filluar te FC Basel ku nga 93 ndeshje ka shënuar 43 gola. Ajeti gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Augsburg dhe St.Gallen.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse