Kosova
Albin Kurti: Anton Quni, një ndër luftëtarët më të shquar të Koshares
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte i ftuar në Syri Tv në ‘Çim Peka Live’, ku foli për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri
Ai në këtë intervistë, gjithashtu ka folur edhe për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti nuk ka lënë pa përmendur edhe njërin nga komandantët dhe strategët e luftës së Koshares, tani kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.
Kurti deklaroi se Quni është ndër luftëtarët më të shquar të Koshares.
“Kemi luftëtarë edhe në mesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si shembull, Anton Quni është deputet nga Prizreni, i cili është ndër luftëtarët më të shquar të Koshares. Luftëtarë ka në të gjitha anët”, shprehet mes tjerash në këtë intervistë lideri i Lëvizës Vetëvendosje, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













