Lajme
Albinfo.ch dhuron 3 bileta falas për 2 ditë në “Albafestival”
Vetëm pak ditë para festivalit shqiptar open-air në Zvicër “Alba Festival”, që mbahet më 4 dhe 5 shtator, platforma mediale albinfo.ch dhuron për lexuesit e saj 3 bileta falas.
Për të fituar biletat duhet të ndiqni këta hapa:
- Abononi albinfo.ch
- Pëlqeni këtë fotografi – https://www.facebook.com/albinfo.ch/posts/4397654426940571
- Përmend në koment shoqen/shokun ktu me të cilin dëshironi të shkoni bashkë në alba festival
Gjithashtu mund të luani edhe në instagram duke i ndjekur këta hapa:
- Abononi albinfo.ch
- Pëlqeni këtë fotografi – https://www.instagram.com/p/CTM6hoOjYFM/
- Përmend në koment shoqen/shokun ktu me të cilin dëshironi të shkoni bashkë në alba festival
Fituesi do të përzgjedhet më datë 3 shtator 2021.
Për më shumë rreth festivalit, klikoni linkun e mëposhtëm https://www.alba-festival.ch/
Më 4 dhe 5 shtator në Cyrih mbahet për herë të dytë festivali open-air shqiptar për Zvicër e më gjerë “Alba Festival”. Organizimit të këtij festivali i është kushtuar hapësirë e madhe në mediet zvicerane, të cilat e vlerësojnë atë si një event unik sa i përket kulturës dhe argëtimit të komuniteteve të huaja në Zvicër. Po ashtu atij i njihet atributi i një aktiviteti që lidh dhe afron popujt mes vete.
Në “Alba festival” do të paraqiten yje të muzikës së popullarizuar nga Kosova dhe Shqipëria, si: Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Elita 5 etj.
Për pjesëmarrje në këtë festival këtë vit nevojitet një Certifikatë Covid e vlefshme.
Që një Certifikatë Covidi të jetë e vlefshme, duhet të përmbushet njëri nga kushtet si: të jesh i/e vaksinuar, i/e shëruar apo i/e testuar.
Mënyra e tërheqjes së Certifikatës së Covidit mund të variojë nga Kantoni, për këtë arsye organizatorët sugjerojnë që të interesuarit për pjesëmarrje të informohen me kohë në këtë link https://bag-coronavirus.ch nën rubrikën Zertifikate.
Për më shumë detaje lexojeni njoftimin e ‘Alba Festival’ në: https://youtu.be/G6O4rH4QmdQ
Kushtet e pjesëmarrjes:
Loja do të fillojë sot, më 30.08.2021 dhe do të zgjasë deri më 03.08.2021.
Në lojën shpërblyese mund të marrë pjesë kushdo që jeton dhe punon në Zvicër dhe Lihtenshtajn. Sigurisht, të drejtë pjesëmarrjeje mund të kenë të gjithë personat mbi moshën 18-vjeçare.
Pjesëmarrja është e ndaluar për punonjësit e platformës albinfo.ch dhe të organizatorëve të “Alba Festival” si dhe për anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre.
Me dhënien e pëlqimit të tyre, pjesëmarrësit pranojnë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të tyre dhe përdorimin gjatë lojës. Pjesëmarrësit bien dakord që të dhënat e dhëna për lojën do të përpunohen dhe transmetohen në albinfo.ch.
Të dhënat e tyre personale do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’u kalohen palëve të treta. Me pjesëmarrjen në lojën shpërblyese, pjesëmarrësit bien dakord që të dhënat e tyre mund të përdoren për fushata të mëtejshme të marketingut, të organizatorit.
Të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për qëllime të lojës dhe në suaza të rregullave të mbrojtjes së të dhënave personale. Fituesit do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme dhe emrat e tyre do të publikohen nga albinfo.ch pas lojës së shpallur.
Organizatori rezervon të drejtën për të ndryshuar këtë rregullore. Të gjithë pjesëmarrësit do të informohen në kohë të duhur rreth kësaj. Loja shpërblyese në asnjë mënyrë nuk sponsorizohet, mbështetet ose organizohet nga Facebook e as Instagram-i.
I vetmi partner kontaktues dhe person përgjegjës është Albinfo.ch, Postfach 5018, 8050 Zurich
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













