Kosova
Shoqata Albinfo.ch solli projektin “Takimi” në zemër të Kosovës
Synimi kryesor i ngjarjes TAKIMI është t’i jipet një shtytje tematikës nëse ka apo jo perspektivë në Kosovë, tejkalimi i këtij dualizmi, si dhe rishqyrtimi se ku këto të dyja mund të përmirësohen.
Arritja e këtij qëllimi synohet të bëhet përtej reportazheve frymëzuese në Kosovë. Ideja e organizimit e një lloj festivali, në të cilin mendimet shprehen përmes gazetarëve dhe ekspertëve të fushave përkatëse, ku debati do të koncentrohet me të rinjë dhe për të rinjtë kosovarë. Mirëpo, vetëm mendimet dhe debatet nuk mjaftojnë. “Shoqata albinfo.ch” sjell 30 ndërmarrës të suksesshëm nga Zvicra, Gjermania, Austria, Suedia dhe Anglia, të cilët vijnë enkas për të takuar 40 profesionistë kosovarë.
Për dy ditë me radhë, “Shoqata albinfo.ch” shndërrohet në një tribunë debati, ku do të krijohet bashkëbisedim mes aktorëve të shoqërisë kosovare.
Për t’i kuptuar më mirë faktorët e suksesit të projekteve zhvillimore dhe implikimin e tyre nga përvojat konkrete, “Shoqata albinfo.ch” vazhdimisht propozon seri të reja të raportimeve të papublikuara. Me çfarë qëllimi? Për ta vënë në pah një pikëvështrim të ri mbi potencialin socio-ekonomik të Kosovës, rolin ekonomik të diasporës, por gjithashtu edhe për të stimuluar ndryshimin e paradigmës, duke vlerësuar inovacionin dhe kreativitetin individual si disa prej zgjidhjeve më të qëndrueshme karshi përballjes me sfidat sociale. Me përvojë mbi 10-vjeçare në fushën e bashkëpunimit dhe zhvillimit në Kosovë, ne mbetemi të bindur që ndryshimet e paradigmës që ndërlidhen me suksesin dhe arritjet në Kosovë, pa e braktisur vendlindjen, janë paliativ i rëndësishëm në kohë të krizës.
Duke dhënë dëshmi dhe përvoja të këtij fenomeni, ne besojmë që mund të dëshmojmë se si iniciativat individuale nganjëherë ia dalin t’i mbushin boshllëqet në politika lokale.
Në Kosovë, tash e disa vjet, shumica e banorëve janë të bindur që perspektiva e tyre financiare mund të arrihet vetëm duke e braktisur vendin. Duke e pasur këtë gjë në mendje, ne duam të krijojmë një seri të tretë me video-dëshmi për ta zgjeruar fushën e mundësive nëpërmjet një edicioni të titulluar “Guxo të ëndërrosh në Kosovë’. Iniciativa inovative individuale, që më parë konsiderohej zgjidhje e pamundshme, bëhet opcion i mundshëm. Me një edicion të tillë, ne besojmë që do të mund të sigurojmë disa përgjigje kreative ndaj sfidave me të cilat përballet sot shoqëria kosovare. Pasi që realizuam pjesën e parë mbi ‘Storjet e suksesit’, duke rrëfyer historitë e 12 ndërmarrësve nga diaspora që vendosën të investojnë në Kosovë dhe serinë e dytë mbi ‘Potencialin e Kosovës’ me tetë histori të ndërërmarrësve që arritën suksesin pasi e lanë apo iu desh ta linin Zvicrën, ne duam ta kompletojmë gjithë ciklin me pjesën e tretë duke realizuar katër video ‘Guxo të ëndërrosh në Kosovë’ përmes dëshmisë së katër grave dhe burrave që ia dolën të përparojnë profesionalisht, pa provuar asnjëherë ta braktisin vendlindjen.
“Takimi” është kurorëzimi i këtij projekti shumëvjeçar.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana










