Takimi
Shoqata Albinfo.ch solli projektin “Takimi” në zemër të Kosovës
Synimi kryesor i ngjarjes TAKIMI është t’i jipet një shtytje tematikës nëse ka apo jo perspektivë në Kosovë, tejkalimi i këtij dualizmi, si dhe rishqyrtimi se ku këto të dyja mund të përmirësohen.
Arritja e këtij qëllimi synohet të bëhet përtej reportazheve frymëzuese në Kosovë. Ideja e organizimit e një lloj festivali, në të cilin mendimet shprehen përmes gazetarëve dhe ekspertëve të fushave përkatëse, ku debati do të koncentrohet me të rinjë dhe për të rinjtë kosovarë. Mirëpo, vetëm mendimet dhe debatet nuk mjaftojnë. “Shoqata albinfo.ch” sjell 30 ndërmarrës të suksesshëm nga Zvicra, Gjermania, Austria, Suedia dhe Anglia, të cilët vijnë enkas për të takuar 40 profesionistë kosovarë.
Për dy ditë me radhë, “Shoqata albinfo.ch” shndërrohet në një tribunë debati, ku do të krijohet bashkëbisedim mes aktorëve të shoqërisë kosovare.
Për t’i kuptuar më mirë faktorët e suksesit të projekteve zhvillimore dhe implikimin e tyre nga përvojat konkrete, “Shoqata albinfo.ch” vazhdimisht propozon seri të reja të raportimeve të papublikuara. Me çfarë qëllimi? Për ta vënë në pah një pikëvështrim të ri mbi potencialin socio-ekonomik të Kosovës, rolin ekonomik të diasporës, por gjithashtu edhe për të stimuluar ndryshimin e paradigmës, duke vlerësuar inovacionin dhe kreativitetin individual si disa prej zgjidhjeve më të qëndrueshme karshi përballjes me sfidat sociale. Me përvojë mbi 10-vjeçare në fushën e bashkëpunimit dhe zhvillimit në Kosovë, ne mbetemi të bindur që ndryshimet e paradigmës që ndërlidhen me suksesin dhe arritjet në Kosovë, pa e braktisur vendlindjen, janë paliativ i rëndësishëm në kohë të krizës.
Duke dhënë dëshmi dhe përvoja të këtij fenomeni, ne besojmë që mund të dëshmojmë se si iniciativat individuale nganjëherë ia dalin t’i mbushin boshllëqet në politika lokale.
Në Kosovë, tash e disa vjet, shumica e banorëve janë të bindur që perspektiva e tyre financiare mund të arrihet vetëm duke e braktisur vendin. Duke e pasur këtë gjë në mendje, ne duam të krijojmë një seri të tretë me video-dëshmi për ta zgjeruar fushën e mundësive nëpërmjet një edicioni të titulluar “Guxo të ëndërrosh në Kosovë’. Iniciativa inovative individuale, që më parë konsiderohej zgjidhje e pamundshme, bëhet opcion i mundshëm. Me një edicion të tillë, ne besojmë që do të mund të sigurojmë disa përgjigje kreative ndaj sfidave me të cilat përballet sot shoqëria kosovare. Pasi që realizuam pjesën e parë mbi ‘Storjet e suksesit’, duke rrëfyer historitë e 12 ndërmarrësve nga diaspora që vendosën të investojnë në Kosovë dhe serinë e dytë mbi ‘Potencialin e Kosovës’ me tetë histori të ndërërmarrësve që arritën suksesin pasi e lanë apo iu desh ta linin Zvicrën, ne duam ta kompletojmë gjithë ciklin me pjesën e tretë duke realizuar katër video ‘Guxo të ëndërrosh në Kosovë’ përmes dëshmisë së katër grave dhe burrave që ia dolën të përparojnë profesionalisht, pa provuar asnjëherë ta braktisin vendlindjen.
“Takimi” është kurorëzimi i këtij projekti shumëvjeçar.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata është pasuria e Kosovës Në kuadër të qëndrimit të saj në Slloveni, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takoi përfaqësues të...
-
Komente antishqiptare në “20 Minuten” për Alba festivalin, gazeta kërkon falje
-
Politikanët debatojnë mbi festivalin, në margjinat e Alba Festivalit
-
Simpoziumi i LMSHZ-së, një sukses që po tërheq vëmendjen e shumë mjekëve shqiptarë në Zvicër
-
Kurti: Po punojmë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë vaksinë përforcuese kundër Covid Autoritetet shëndetësore zvicerane u kanë bërë thirrje personave mbi 80 vjeç që të përditësojnë vaksinimin e...
-
Vazhdojnë të rriten rastet me Covid në Zvicër
-
Zvicra do të dyfishojë ndihmën e saj për Ukrainën në 100 milionë CHF
-
Përforcuesit e dytë: jo para vjeshtës në Zvicër
-
Pse kaq shumë emra foshnjash janë të ndaluara në Zvicër