Keystone
Sport
Albini, ai që shkroi historinë e skitarisë së Kosovës
Albin Tahiri, skitari që shkroi historinë me pjesëmarrjen në Botërorin e skitarisë në Zvicër flet për albinfo.ch për jetën e tij dhe planet sportive ---
Albin Tahiri ka lindur në Slloveni, kurse përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare në skitari. Ai shkroi historinë për Kosovën në Kampionatin Botëror në St. Moritz të Zvicrës. Tahiri në një rrëfim për albinfo.ch, tregon më shumë jetën e tij, garat ndërkombëtare të skitarisë dhe planet për të ardhmen.
Nëna e tij është sllovene ndërsa babai shqiptar nga Kosova.
“Kam lindur më 15 shkurt 1989 në Slloveni. Nëna ime është nga ‘Ravne na Koroshkem’, ku jetojmë edhe tani. Babai është nga Lipjani dhe erdhi në Slloveni për të punuar. Ai gjithashtu ishte atlet, ka vrapuar në maratona dhe për këtë arsye mund të thuhet se familja jonë merret me sport.
Në këtë rajon ku jetojmë skitaria është shumë e popullarizuar dhe kështu fillova të skijoj në moshën 7-vjeçare. Isha shumë i mirë dhe më pëlqente të skijoj shpejtë. Aty ku jetoj unë të gjithë skijojnë, pra nuk ishte e vështirë të vendosja se me cilin sport të merrem”, ka thënë në fillim Tahiri për albinfo.ch.
Përvojë e jashtëzakonshme në Zvicër
Në fillim ai kishte përfaqësuar Slloveninë, e më pas Kosovën. “Në fillim kam përfaqësuar Slloveninë deri më 2008 kur Kosova u shpall e pavarur. Kisha një ftesë dhe më ofruan të përfaqësoj Kosovën. Isha më i mirë se skitarët në Kosovë dhe ata kishin nevojë për mua. Ata kishin nevojë për rezultate të mira, t’i mësoj të tjerët, të jem shembull për të tjerët. Edhe unë dëshiroja të ndihmoja Kosovën”, ka shtuar tutje skitari më i mirë i Kosovës.
Ai përfaqësoi Kosovën për herë të parë në një Kampionat Botëror. “Kemi pritur tetë vjet për t’u pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Skitarisë. Për këtë arsye Kampionati Botëror në St. Moritz të Zvicrës ishte shumë i rëndësishëm për ne. Pa marrë parasysh rezultatet, ne ishim pjesë e Kampionatit Botëror për herë të parë. Kam garuar në pesë disiplina dhe ishte e mrekullueshme. Të garoja në pesë disiplina ishte e vështirë. Çdo ditë gara ishte e lodhshme. Jo shumë sportistë e kanë arritur këtë, por unë e bëra.
I kënaqur me rezultatet
Çdo garë që kam përfunduar meriton respekt. Isha për çdo ditë më i mirë. Jam i kënaqur me garën në Sllallom, por mendoj se mund të kisha bërë më shumë, por isha pak i lodhur”, ka shtuar tutje ai. Sidoqoftë, misioni ishte të lë gjurmë me Kosovën. “Qëllimi ishte të përfaqësoj në ato 14 ditë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë. Kam pasur shumë kontakte me zyrtarë atje në Zvicër dhe kemi kaluar shumë mirë, edhe pse problemi kryesor ishin financat, pasi skijimi është një sport i shtrenjtë.
Do të marr pjesë edhe në gara tjera dhe shpresoj të kem sa më shumë suksese, pasi është viti olimpik. Në ndërkohë do të përfundoj studimet në stomatologji dhe pastaj mund të fokusohem tërësisht për të skijuar”, ka përfunduar Albin Tahiri.
Shkruan edhe mediat zvicerane
Edhe mediat zvicerane kishin shkruar për pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Kampionatin Botëror në Zvicër, ku garoi Albin Tahiri në pesë disiplina alpike.
(B.R.)
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë... -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim
















