E-Diaspora
Albioni u ofron pica falas gjermanëve të pastrehë, në shenjë mirënjohjeje për Gjermaninë
Familja Visoka e di se si është kur je në gjendje të vështirë. “Ne i jemi shumë mirënjohës Gjermanisë dhe dimë ta vlerësojmë atë çfarë ka bërë ajo për ne”, thotë pjekësi i picave. Tash familja e tij po jep diçka në kthim dhe po i ndihmon të pastrehët e Berlinit në këtë acar
Në mes të acarit të dimrit, kur nuk ke strehë ku të ngrohesh, të vjen dikush dhe të ofron një pica falas! Ndjenja që të ngjall një bamirësi si kjo nuk mund të përshkruhet. Këtë po e bëjnë babë e bir, Nasko dhe Albion Visoka, pronarë të një picerie në Berlin, shkruan berliner Zeitung.
“Kaq shumë humanitet në ftohtësinë kaq johumane! Lokali i tyre është shumë i vogël, por prandaj zemrat e tyre janë të mëdha. Drejtuesit e picerisë “Ceeser`s” në Berlin-Steglitz u sjellin gjatë dimrit pica dhe çaj të ngrohtë të pastreheve në afërsi. Këta janë heronjtë e vërtetë të liferimit të Berlinit .
Pronari i lokalit, Albion Visoka, 31 vjeçar thotë se, thjesht, dëshiron të bëjë mirë, transmeton albinfo.ch. “Njerëzit në këto temperatura kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë besoj se mund të motivoj shumë të tjerë që të më ndjekin”, thotë ai. Vetë Albioni si fëmijë ka ardhur në vitin 1997 me familjen në Gjemrani. Babai i tij Nasko Visoka (60 vjeçar) është një pjekës i pasionuar i picave në “Ceeser`s”, ndërsa familja, një ekip i koordinuar mirë.
Prej dy vitesh ne gjatë dimrit i furnizojmë të pastrehët në këtë mes. Albioni thotë se të shumtën e rasteve ai shkon të shikojë se kujt mund t`i ndihmojë, por përmes postimit në facebool mund të arrijë shumë më tepër njerëz.
Tashmë 900 herë është shpërndarë teksti që ai e ka postuar para një jave në facebool: “Ne, ekipi i `Seeser`s`mjerisht nuk mundemi të ofrojmë strehim të ngrohtë, por duam që të gjithë të pastrehët t`i mbështesim me nga një gotë çaji të ngrohtë”.
Qytetarët e Berlinit mund të telefonojnë në restorant dhe ta bëjnë të ditur vendin e të pastrehut në një rreze prej gjashtë kiometrash.
“Prejse e kam bërë postimin, marrim shumë telefonata brenda ditës”, thotë ai. Kështu, “Ceeser`s” për çdo ditë i gëzon deri në 10 qytetarë të Berlinit që jetojnë në rrugë, me nga një picë, përcjell albinfo.ch. Njëri prej tyre është Sveni. Ai rri i mbuluar në thesin e tij për fjetje në një bankë parku dhe dëgjon muzikë nga një radio e vogël. Sytë i shkëlqejnë kur e dëgjon Albionin t`z thotë: “Hej, miku im, a e do një pica?” Sveni e falënderon me një buzëqeshje.
Familja Visoka e di se si është kur je në gjendje të vështirë. “Ne i jemi shumë mirënjohës Gjermanisë dhe dimë ta vlerësojmë atë çfarë ka bërë ajo për ne”, thotë pjekësi i picave. Tash familja e tij po jep diçka në kthim dhe po i ndihmon të pastrehët e Berlinit në këtë acar.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes












