Shëndetësi
Alkooli gjatë shtatzënisë: Efektet, ende pak të njohura
Ka pak prova shkencore për të vendosur rreziqet e përdorimit të ulët të alkoolit gjatë shtatzënisë, thotë një studim i botuar të martën.
Studiuesit kanë përcaktuar si “konsum të ulët” pirjen e 32 gramëve alkool të pastër në javë, pra katër njësi alkooli në javë, siç përcaktohet në Mbretërinë e Bashkuar (rreth tre deri në katër gota verë). Rreziqet për fetusin ose foshnjën e palindur të konsumit të moderuar ose të lartë të alkoolit gjatë shtatzënisë, edhe në baza ad hoc, janë provuar: abortime, lindje e parakohshme, keqformime, rritje dhe vonesa në zhvillim…
“Ne kemi gjetur pak prova që dëshmojnë një rol si shkak të efektit të përdorimit të ulët të alkoolit gjatë shtatzënisë” për shumicën e problemeve të studiuara në fetus ose në foshnjën e palindur, pohojnë hulumtuesit britanikë, të cilët kanë shqyrtuar 26 studime mbi këtë temë.
Pragu, i vështirë për t’u vendosur
Por, nuk është e mundur të përcaktohet prej cilit moment konsumimi do të ishte i rrezikshëm për shtatzëni. Ky fakt vështirëson mesazhet paralajmëruese për publikun e gjerë dhe “krijon konfuzion për shëndetin e grave shtatzëna”, tregon Loubaba Mamluk, një studiuese e epidemiologjisë në Universitetin Bristol dhe bashkautore e studimit për revistën britanike BMJ Open. “Ishim të habitur që nuk kishte më shumë kërkime për këtë temë shumë të rëndësishme”, shtoi ajo.
Mbretëria e Bashkuar ka përforcuar rekomandimet e saj në fillim të vitit 2016 dhe tani këshillon gratë shtatzëna të përmbahen pa pirë asnjë pije alkoolike.
Në Francë mesazhi i autoriteteve shëndetësore është gjithashtu “zero alkool gjatë shtatzënisë”, si një fushatë e re e nisur të shtunën, me rastin e Ditës Botërore për të rritur ndërgjegjësimin për sindromin e alkoolit fetal (SAF), e ekspozimit para lindjes ndaj alkoolit.
Ky mesazh nganjëherë akuzohet për përcjelljen e një forme të infantilizimit dhe fajësimit të grave që konsiderojnë se do të ishte më mirë t’i ekspozoheshin në gjendjen e diturisë ashtu siç është. Por, mungesa e provave në gjendjen aktuale të hulumtimit nuk do të thotë se tregohet se konsumi i ulët i alkoolit është i sigurt, thonë autorët e studimit. Gjithashtu, mesazhi duhet të mbetet “parandalimi është më i mirë se kurimi”, përfundojnë hulumtuesit.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












