Integrimi
Altin Asllani me “Pablo Infernal” ndez atmosferën në OpenAir St. Gallen
“Benzina e tyre është Rock`n`Roll sepse benzinën ata e kanë në gjak. Pablo Infernal janë të egër në zemër. Talentet e zgjedhur si më të mirët nga SRF kanë pushtuar me lehtësi skenën e madhe të OpenAir St. Gallen duke mahnitur audiencën”
Rok Bendi “Pablo Infernal”, me frontmen Altin Asllanin, i zgjedhur vitin e kaluar si bendi miri në Zvicër nga SRF 3 ka ndezur atmosferën në hapje të festivalit të madh open air të shtunën në St. Gallen. Ky organizim që është më i madhi i këtij lloji në Zvicër ka filluar më 29 qershor dhe përfundon më 2 korrik (sot), shkruan albinfo.ch. Ai vizitohet nga dhjetëra mijë adhurues të muzikës dhe është i vetmi në Zvicër që vazhdon të mbahet edhe tash, kur shënon dyzetvjetorin e themelimit.
“Benzina e tyre është Rock`n`Roll sepse benzinën ata e kanë në gjak. Pablo Infernal janë të egër në zemër. Ata, duke kombinuar energjinë e shfrenuar, gjallërinë dhe sharmin parak, dhurojnë festë për sy dhe veshë. Talentet e zgjedhur si më të mirët nga SRF kanë pushtuar me lehtësi skenën e madhe të OpenAir St. Gallen duke mahnitur audiencën”. Kështu shkruan portali i SRF, duke i bashkëngjitur edhe xhirimin nga skena e përmendur.
Në edicionin e sivjetmë të OpenAir St. Gallen krahas dhjetëra grupeve të ndryshme pjesëmarrëse, si më i njohuri paraqitet bendi gjerman “Die Toten Hosen”.
Pablo Infernal nuk pëlqejnë gjërat “e hekurosura në mënyrë perfekte” por synojnë drejt një “papastërtie” të caktuar. Ata e gjejnë burimin e tyre në vitet `70 kur muzika, sipas mendimit të tyre ishte ende e pasofistikuar (e virgjër) dhe jetonte nga emocionet” thuhej në arsyetimin për dhënien e çmimit këtij bendi, vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch. Dhe në fakt ata ia kanë dalë që këtë vepër arti ta transportojnë saktësisht në të tashmen.
“Qëkur kam njohur `Pablo Infernal” unë nuk mërzitem më për rininë e sotme. Ata janë rreth të 20-tave, flasin dhe citojnë Deep Purple, Frank Zappa, Beatles, Led Zeppelin me siguri absolute stili dhe kanë potencial siç nuk ka pasur asnjë rok bend zviceran prej kohësh”, thotë redaktori i SFR3 Dominic Dillier.
Në këtë link mund të shikoni videon nga koncerti:
http://m.srf.ch/radio-srf-3/highlights/festivalsommer/konzertvideos/pablo-infernal-hoellisch-gut
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














