Lajme
Amazona përballet me shpyllëzimin më të madh në 15 vjet
Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se 15 vjet, tregojnë të dhënat zyrtare.
Në një raport të Agjencisë Braziliane të Kërkimit Hapësinor (Inpe) thuhet se shpyllëzimi është rritur për 22% në një vit.
Brazili është në mesin e disa vendeve që kanë premtuar se do t’i japin fund shpyllëzimit deri në vitin 2030, gjatë një samiti për klimën, që është mbajtur këtë muaj në Gllasgou të Skocisë. Në Amazonë jetojnë rreth tre milionë lloje të bimëve dhe kafshëve dhe një milion njerëz indigjenë.
Rajoni shihet si akumulues jetik i karbonit, që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.
Sipas të dhënave të fundit, rreth 13,235 km katrorë pyje kanë humbur gjatë periudhës 2020-2021. Kjo është hapësira më e madhe që nga viti 2006.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













