Lajme
Zvicrës do t`i duhen 15 vjet për uljen e borxheve të shkaktuara nga virusi
"Me një hyrje të re në borxh prej rreth 30 miliardë frangash, kjo do të ishte 2 miliardë franga në vit", ka thënë ministri
Këshilli Federal (Qeveria e Zvicrës) nuk ka vendosur akoma se si të plotësojë vrimën prej rreth 35 miliardë frangash që ka shkaktuar kriza e koronavirusit në buxhetin federal. Ministri i Financave Ueli Maurer pret që për të realizuar këtë, nevojiten rreth 15 vite.
“Ende ka shumë faktorë pasigurie, ne duhet t’i njohim më saktë faktet”, ka thënë Maurer në një intervistë në internet për “Finanz und Wirtschaft” të martën, transmeton albinfo.ch.
“Në planin afatmesëm, hapësira kohore mund të jetë rreth pesëmbëdhjetë vjet në kushte normale. Me një hyrje të re në borxh prej rreth 30 miliardë frangash, kjo do të ishte 2 miliardë franga në vit”, ka thënë ministri.
Maurer është kundër përdorimit të Bankës Kombëtare në këtë kontekst.
“Nuk ka asnjë arsye për të përdorur fonde shtesë nga Banka Kombëtare. Ajo ka një punë tjetër që aktualisht është e nënvlerësuar. Banka Kombëtare duhet të mbështesë kursin e këmbimit të frangut. Nëse nuk do të bënte asgjë në këtë fushë, do të kishim barazi me euron, që do të ishte një fatkeqësi për industrinë e eksportit”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch. Banka Kombëtare nuk duhet të paguajë borxhet e shtetit.
Përkundër të gjithave, ministri i financave është shprehur: “Nuk ka nevojë për panik, punësimi dhe ekonomia do të rikuperohen”.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










