Kosova
Ambasada amerikane: Mbështetja mbetet e palëkundur për Kosovën
Së fundmi ambasada amerikane në Kosovë ka publikuar fotografitë dhe një përmbledhje të shkurtë të vizitës së emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në vend, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa përmend vizitat e Escobarit me liderët e Kosovës, opozitën, shoqërinë civile e përfaqësuesit e mediave “për të mbështetur çuarjen përpara të disa çështjeve urgjente”, ambasada thekson edhe një herë mbështetjen për Kosovën.
“Siç theksoi Escobar, ndërsa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe tani, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”, ka shprehur ambasada përmes një postimi në Facebook.
Zëvendësndihmës-sekretari Escobar ka thënë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se raportet aktualisht përballen me sfida shkaku i trajtimit të minoritetit serb nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka thënë se shpreson që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në diskutimet në dialog të martën, sa i përket rregullores së BQK-së. Escobar në prononcim për media ka thënë se vendimi i BQK-së ua ka vështirësi jetën qytetarëve serbë të Kosovës dhe se SHBA-ja është e shqetësuar.
“Duhet të pranoj se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash, e këto sfida janë për shkak të trajtimit të minoritetit serb në Kosovë. Është çështje emergjente humanitare që duhet adresuar menjëherë. Shpresoj që Qeveria është pajtuar të jetë fleksibile në këto diskutime në dialog të martën. Në ndërkohë e kam përgëzuar kryeministrin për vendimin që ka marrë për Deçanin. Ishte vendim i vështirë, por i duhur”, ka thënë Escobar dy ditë më parë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












