Bota
Ambasada e Kosovës në Gjermani jep detaje për vrasjen e para disa ditësh
Nga kjo ngjarje ka shpëtuar vajza dy muajshe
Gjermania është tronditur nga një krim, të shtunën që e lamë pas. Të shtunën që e lamë pas, në qytetin Iserlohn të Gjermanisë, një 43-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vrarë me thikë kuzhine ish-bashkëshorten e tij 32-vjeçare, e cila po ashtu është me prejardhje nga Kosova si dhe një 23-vjeçar nga Afganistani, i cili supozohet se ishte partneri i saj, përcjell albinfo.ch.
Në këtë ngjarje makabre, fatmirësisht ka shpëtuar vajza dymuajshe, e cila i shpëtoi kësaj vrasje, pasi që prindërit e kishin lënë në veturë duke fjetur.
Në një përgjigje dhënë për lajmi.net, zyrtarët e ambasadës kanë konfirmuar se janë të informuar në lidhje me rastin mirëpo, nuk kanë asnjë informacion shtesë, pasi që dorasi kishte shtetësi gjermane dhe për këtë arsye autoritetet gjermane më nuk japin ndonjë informacion ambasadave përkatëse. “Jemi të informuar për rastin në fjalë. Autoritetet gjermane për fat të keq nuk na kanë proceduar informacione për personin në fjalë pasi që i njëjti ka prejardhje nga Kosova dhe kjo do të thotë që ai është tash disa kohë shtetas i Gjermanisë. Në çastin që një shtetas është me prejardhje nga Kosova, por ka shtetësi gjermane, autoritetet gjermane nuk japin informacione shtesë për të”, thuhet në përgjigjen e ambasadës. Sipas ambasadës së Kosovës në Gjermani, e vetmja gjë që dihet deri më tani, është se 43-vjeçari dhe 32-vjeçarja janë të kombësisë rome, mirëpo ambasada nuk ka dhënë ndonjë detaj se nga cili qytet i Kosovës kanë qenë ata.
“E tëra që dihet jozyrtarisht është që shtetasi në fjalë është i kombësisë rome, bashkë me viktimën- bashkëshorten e tij”, ka bërë të ditur ambasada. Theksojmë se në bazë të raportimeve të medieve gjermane, 32-vjeçarja kishte kërkuar ndihmë nga shteti për shkak të dhunës në familje dhe pas kësaj, autoritetet gjermane e kishin strehuar në një qendër emigrantësh ku më pas supozohet se ajo ishte në lidhje me 23-vjeçarin afgan me të cilin solli në jetë vajzën, e cila fatmirësisht i shpëtoi këtij krimi.
Po ashtu, sipas medieve gjermane, akoma është e paqartë se si ka arritur 43-vjeçari ta bindë ish-bashkëshorten e tij që të takoheshin. Duke iu referuar gjithmonë raportimeve të medieve gjermane, thuhet se 43-vjeçari ishte i njohur për policinë gjermane për shkak të dhunës që ksihte ushtruar në familje dhe ndaj ish-bashkëshortes së tij.43-vjeçari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë ditës së sotme pritet që Gjykata të marrë vendim për të.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










