Lajme
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus
Identiteti i gjashtë personave që humbën jetën ende nuk është konfirmuar nga autoritetet zvicerane. Tre nga të plagosurit mbeten në gjendje kritike.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka informacione nëse në mesin e viktimave apo të plagosurve nga zjarri tragjik në një autobus postar në Zvicër ka shtetas të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Edhe sipas policisë zvicerane, identiteti i gjashtë personave që humbën jetën në këtë ngjarje ende nuk është konfirmuar, prandaj për momentin nuk mund të jepen detaje mbi përkatësinë e viktimave.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga Kantonspolizei Freiburg, pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga zjarri. Katër prej tyre ishin pasagjerë të autobusit, ndërsa një tjetër është një ndihmës i emergjencës që kishte ndërhyrë për të ofruar ndihmë në vendngjarje.
Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe po trajtohen në spital, ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se procesi i identifikimit të viktimave mund të marrë kohë, pasi në raste të tilla kryhen analiza të detajuara, përfshirë edhe identifikimin përmes ADN-së.
Ndërkohë, policia ka hapur edhe një linjë të posaçme telefonike për familjarët e viktimave, dëshmitarët dhe personat që mund të kenë informacione lidhur me ngjarjen, në numrin 0800 261 700. Autoritetet pritet të mbajnë gjithashtu një konferencë për media për të dhënë përditësimet më të fundit lidhur me hetimet për këtë tragjedi.
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani -
Norvegji
Filmi i Besim Ugzmajlit shpërblehet me Çmimin “Dokumentari më i Mirë” në Norvegji -
Gjermani
Leander Veizi, drejtori i ri artistik i Theater Regensburg në Gjermani -
Dekreti i Presidentes dhe interpretimi i neneve 82 dhe 86 lidhur me shpërndarjen e Kuvendit
Jeta në Zvicër
-
Dëshmitari rrëfen ngjarjen: Ajo që pashë ishte tronditëse Dëshmitarët okularë raportojnë për skena dramatike dhe një përhapje shpërthyese të flakëve... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Policia zvicerane përjashton sulmin terrorist pas tragjedisë me autobusin në Kerzers -
Dëshimtari shqiptar: Ai i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes -
Zvicër
Dyshohet për akt të qëllimshëm, 6 viktima nga zjarri në një autobus në Kerzers











