Shqipëria
Ambasada e SHBA-së: Prisni kushtetuesen për rezultatet
Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues të ODIHR-it, sipas të cilave zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe dhanë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për numërimin e votave.
Në një deklaratë për mediat, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ndan të njëjtin mendim me misionin e ODIHR-it, se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuan për zgjedhje, në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë.
Por pavarësisht pengesave, thotë Ambasada, populli shqiptar – qoftë ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan – ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë.
Në këtë çast, Ambasada e SHBA-së u bën thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të respektojnë shtetin ligjor dhe të punojnë brenda institucioneve ngritura për të përcaktuar rrugën përpara për demokracinë shqiptare, përfshirë përparimin me reformat e rëndësishme zgjedhore të rekomanduara nga ODIHR.
Një mesazh specifik Ambasada e SHBA-së ka edhe për opozitës, e cila sot më së fundi i cilësoi zgjedhjet e paligjshme dhe nul.
“Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykata Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit shqiptar si një vend partner, një mik dhe një aleat”.
Në fund të deklaratës, Ambasada thekson se SHBA është e përkushtuar të ndihmojë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët, shkruan OraNews, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova/Diaspora
Diaspora dhe rritja e çmimeve të banesave në Kosovë Diaspora dhe tregu i banesave në Kosovë: kur fuqia blerëse dikton çmimet... -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën














