Maqedonia
Ambasada e SHBA-së në Shkup paralajmëron për sulm të mundshëm terrorist
Pas njoftimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut për parandalimin e një sulmi të mundshëm terrorist në vend, një paralajmërim ka ardhur edhe nga ana e Ambasadës Amerikane në Shkup.
Kjo Ambasadë, përmes një njoftimi të postuar në ueb-faqen e saj zyrtare, ka paralajmëruar për një rrezik të shtuar të sulmeve terroriste të frymëzuara nga ideologjia ekstremiste në Maqedoninë e Veriut.
“Organizata terroriste dhe individë të inspiruar nga ideologji ekstremiste synojnë të sulmojnë civilët, përfshirë edhe shtetasit amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit. Terroristët vazhdimisht e më shumë përdorin metoda më pak të sofistikuara për të targetuar turma në vende publike, përfshirë pistoleta, automjete dhe armë të ndryshme si thika e të ngjashme”, thotë ambasada amerikane, raporton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Ambasada thotë se sulmet terroriste dhe incidentet tjera të sigurisë zakonisht ndodhin pa ndonjë paralajmërim, dhe kërkon nga shtetasit amerikanë të jenë shumë vigjilentë.
“Ekstremistët synojnë çdo herë e më shumë të identifikojnë dhe sulmojnë ‘caqe të dobëta’, si: qendra tregtare dhe tregje, aeroporte, hotele, klube dhe restorante, vende të shenjta, shkolla, parqe, ngjarje të mëdha publike (gara sportive, tubime politike, demonstrata, ngjarje pushimi, tubime kremtimi, etj)”, thekson Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës













