Kosova
Ambasada e Zvicrës: Faleminderit që e bëtë festën tonë të veçantë
Ambasada e Zvicrës falënderon për një mbrëmje të paharrueshme në Ditën Kombëtare
Siç ka shkruar albinfo.ch ditë më parë, në një atmosferë festive e plot elegancë, Ambasada e Zvicrës në Kosovë organizoi një ngjarje madhështore për të shënuar Diten Kombëtare të Zvicrës, duke sjellë së bashku përfaqësues institucionalë, figura të njohura të kulturës, komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarë të shumtë.
Mbrëmja u karakterizua nga fryma e miqësisë dhe e vlerave të përbashkëta mes Kosovës dhe Zvicrës dy vende të lidhura ngushtë përmes bashkëpunimit, historisë dhe diasporës së fuqishme.
Në këtë ngjarje të veçantë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nderoi me prezencën dhe fjalimin e saj frymëzues, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.
Atmosfera muzikore u pasurua nga tenori i njohur Rame Lahaj dhe ansambli i tij i xhazit, të cilët sollën tinguj magjikë që emocionuan të pranishmit.
Për të shtuar shijen zvicerane në këtë festë, SWISSCOY ofroi një përvojë autentike me shërbimin tradicional të Raclette, duke sjellë një “shije shtëpie” për të ftuarit.
Ngjarja u mbajt në ambientet e një restoranti të mrekullueshëm në Prishtinë, i cili u kujdes për mikpritjen dhe organizimin në mënyrë të përsosur.
Ambasada falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, duke e cilësuar mbrëmjen si një kujtim të paharrueshëm të miqësisë mes popullit zviceran dhe atij kosovar. /Albinfo.ch
Ambasada e Zvicrës në Kosovë feston 734-vjetorin e Pavarësisë
Foto nga Ambasada zvicerane në Kosovë
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel






















