Kosova
Ambasada e Zvicrës në Kosovë feston 734-vjetorin e Pavarësisë
Raporti i veçantë mes Kosovës dhe Zvicrës u theksua në një ngjarje të veçantë në Prishtinë
Ambasada e Zvicrës në Kosovë organizoi mbrëmjen e kaluar një event solemn me rastin e 734-vjetorit të Pavarësisë së Zvicrës, një ndër festat më të rëndësishme kombëtare për shtetin helvetik, shkruan albinfo.ch.
Ngjarja u mbajt në ambientet e restaurantit “Edhe” në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00, dhe mblodhi një numër të madh të të ftuarve nga sfera të ndryshme.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të Kosovës, diplomatë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë të afërt të ambasadës, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe miq të shumtë të Zvicrës.
Përmes kësaj ngjarjeje festive, jo vetëm që u kremtua Dita Kombëtare e Zvicrës, por edhe miqësia e fuqishme dhe bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.
Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë fjalime përshëndetëse nga përfaqësues të lartë diplomatikë, ku u theksua mbështetja e vazhdueshme që Zvicra ka ofruar për Kosovën në fusha si zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, arsimi dhe qeverisja e mirë.
Një histori e gjatë miqësie dhe bashkëpunimi
Zvicra është një ndër vendet më të rëndësishme për diasporën kosovare me mbi 200 mijë qytetarë me prejardhje nga Kosova që jetojnë dhe kontribuojnë atje. Kjo lidhje njerëzore e ka forcuar edhe më shumë raportin mes dy vendeve, duke e kthyer Zvicrën në një partner të besueshëm dhe të qëndrueshëm për zhvillimin e Kosovës.
Festa e 1 gushtit, e njohur si Dita Kombëtare e Zvicrës, i referohet paktit të vitit 1291 mes tre kantoneve themeluese (Uri, Schwyz dhe Unterwalden), që konsiderohet si lindja e Konfederatës Zvicerane. Sot, Zvicra feston 734 vjet shtetësi, neutralitet dhe stabilitet.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













