Maqedonia
Ambasada gjermane jep sqarimin rreth vizave të punës
Për shkak të informacioneve që kohën e fundit kanë dalur në lidhje me procedurat për viza pune në Gjermani, ambasada gjermane në Shkup ka dalur me njoftim zyrtar.
Ata thonë se nuk do të ketë ligj të ri, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së të qëndrojnë 6 muaj në Gjermani pa marrëdhënie dhe leje për punë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Informacionet për ligj të ri, i cili është dashur të hyjë në fuqi më 01/01/2019, që do të mundësojë qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së të qëndrojnë deri 6 muaj pa marrëveshje pune dhe pa leje për punë në Gjermani, nuk janë të sakta. Ju lutemi që të informoheni në web-faqen e ambasadës gjermane për kushtet dhe kohën e pritjes për marrjen e vizës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, disa mediume online njoftuan se që nga fillimi i këtij viti qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së do t’u mundësohet që të qëndrojnë deri 6 muaj në Gjermani pa leje për punë dhe pa vizë, informacione që janë mohuar nga vetë ambasada.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori













