Kosova
Më lë të lirë!
Në mbishkrimet e byzylykëve që luanin rolin e biletës së ‘Sunny Hill Festival’ shkruhej ‘Më lë të lirë’, ‘Kosova Pa Viza’
Katër net radhazi në eventin më të madh muzikor ‘Sunny Hill Festival’ po bëhej një thirrje e veçantë për botën. Ishte 4 gushti i vitit 2022; në mbishkrimet e byzylykëve që luanin rolin e biletës së eventit shkruhej ‘Më lë të lirë’, ‘Kosova Pa Viza’.
Qytetarët mund të udhëtojnë drejt botës të lirë dhe pa viza në fillim të vitit 2024. Sunny Hill bashkë me Dua Lipën do të vazhdojë t’ua mësojë rrugën për në Kosovë këngëtarëve të njohur botërisht si Martin Garrix, Miley Cyrus, Calvin Harris…
Jo vetëm birrë në `Beer Fest Kosova’
Këngëtarë e bende të njohura do të performojnë në festivalin ‘Beer Fest Kosova’. Festivali do të mbahet nga java e dytë e korrikut dhe do të zgjasë tri ditë. Përveç birrave që përfaqëson nofkën e festivalit do të këtë edhe pije të tjera. Audienca mund shoqërohet në tingujt e muzikës nga Dafina Zeqiri deri te Shpat Deda.
Organizatori i ‘Beer Fest Kosova’, Ekrem Tahiri tregon disa momente të bukura që kanë ndodhur gjatë këtij eventi.
‘Shumë të rinj janë takuar dhe kanë krijuar lidhje në Beer Fest Kosova dhe shumë artistë pasi kanë kënduar në këtë event, janë bërë të famshëm’.
Pavarësisht sfidave…
Një dekadë jetëgjatësi ka shënuar festivali ‘Mirëdita, dobar dan’. Ky event bën bashkë paqësisht si rrallë herë Kosovën dhe Serbinë duke harmonizuar kulturat dhe normalizuar dialogun e mirëfilltë mes vete, përmes artit.
‘Pavarësisht sfidave dhe marrëdhënieve aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, festivali ‘Mirëdita, dobar dan!’ po vazhdon të mbetet një ndër platformat e pakta që ofron hapësirë për promovim e shkëmbim kulturor dhe dialog për çështje e tema që ndryshe nuk diskutohen’, ka thënë Kulmita Kajtazi, koordinatore e projekti.
Sipas Kajtazit, figura që çoi në themelimin e këtij festivali ishte simboli i së kaluarës së përbashkët, aktori Bekim Fehmiu.
‘Erdh Lezeti’
Muaji maj e përfaqëson edhe një tjetër event interesant: ‘Erdh Lezeti’. Ky festival mbledh të rinjtë nga e gjithë Kosova për ta festuar ardhjen e verës dhe ikjen e dimrit. Nga festivali ‘Erdh Lezeti’ kanë bërë të ditur që herë pas herë ndërrohet edhe lokacioni siç ndërrohen edhe këngëtarët që festojnë bashkë me ta.
Atmosfera do të vazhdojë përgjatë muajit korrik me festivalin ‘Anibar’. Tema e edicionit të 14-të, të Anibar është dashnia.
‘Filmat e këtij edicioni do të shpalosin format e panumërta se si dashnija ndikon në jetët tona dhe mund të jetë frymëzim për të qenë më të mirë, si individ e si shoqëri’ kanë thënë nga festivali Anibar.
Filmat e metrazhit të shkurtë do ta zbukurojnë edhe Prizrenin, pasi prej 4 deri me 12 gusht do të mbahet festivali ‘DokuFesti’.
Veton Nurkollari, drejtori i ‘DokuFest’ ka njoftuar se pjesëmarrës në edicionin 22-të do të jenë rreth 220-240 filma.
“To the Lighthouse”
Përveç eventeve të muzikës dhe filmave, Kosova organizon edhe festivalin ndërkombëtar të letërsisë, Polip. Në këtë festival madhështor mblidhen autorë vendorë dhe ndërkombëtarë, përkthyes, ku lexojnë poezitë e tyre para një publik të gjerë. Për të veçantën e këtij festivali e tregon Aurela Kadriu nga Polip.
Edicioni i sivjetmë i organizuar nën temën “To the Lighthouse” ka qenë edicion i veçantë dhe tejet emocional për faktin se ka qenë edicioni i fundit i organizuar sipas formatit tradicional të polip-it. Duke qenë i këtillë, e kemi konceptuar këtë edicion si edicion reflektiv ku kemi mbledhur si mysafirë autorë e përkthyes të cilët kanë marrë pjesë në më shumë se një nga edicionet paraprake të polip-it.
Një festival tjetër që e kishte edicionin e fundit këtë vit, ishte edhe Prishtina Jazz. Themeluesi i Prishtina Jazz, Ilir Bajri, e kujton edicionin e parë në vitin 2005, thotë që ishte diçka e jashtëzakonshme, pasi salla e Teatrit Oda u mbush plot nga atmosfera e koncertit e Hans Joachim Roedenje.
Në Kosovë organizohen edhe festivale të tjera si Prifest, Skena Up, Dam Festival, Kosova Infest, etj.
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran mbështet verifikimin e të dhënave kriminale për lejet e qëndrimit për të huajt Senati i Zvicrës iu bashkua të mërkurën Dhomës së Përfaqësuesve në miratimin e një mocioni që... -
Zvicër: Gjykatën Administrative Federale kritikohet për procedurat e azilit -
Zvicër: Rriten rastet e dumping-ut të pagave në 2025, ndërsa puna e padeklaruar shënon rënie të lehtë -
Parlamenti zviceran miraton rritjen e TVSH-së për financimin e pensionit të 13-të të AVS -
Zbulohet rrjet trafiku ari mes Ticinos dhe Italisë, 230 kg ari të kontrabanduara në Zvicër
















