Kosova
Ambasada gjermane në Ditën e Çlirimit: Kosova, storie suksesi
Ambasada Gjermane: Kosova storie suksesi e rritur në qëndrueshmëri
Ambasada e Gjermanisë në përvjetorin e çlirimit të Kosovës ka deklaruar se Kosova është bërë storie suksesi, e rritur në qëndrueshmëri, zhvillim dhe njohje ndërkombëtare. Kështu thuhet në postimin në rrjetet sociale të Ambasadës së Gjermanisë me rastin e përvjetorit të çlirimit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Sot shënohen 26 vjet që nga fillimi i misionit të Forcës së NATO-s në Kosovë, duke siguruar stabilitet dhe siguri në Kosovë. Siç e ka thënë edhe Lord Roberton, ish-sekretar i Mbrojtjes dhe Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ‘qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të futej dhe refugjatët të ktheheshin”, thuhet në njoftim.
“Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova është bërë një storie suksesi, duke u rritur në qëndrueshmëri, zhvillim dhe njohje ndërkombëtare. Gjermania mbetet një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës, duke mbështetur rrugën e saj drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë”, thuhet tutje.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














