Kosova
Ambasada njofton se si do të bëhet konvertimi i patentë shoferëve në Gjermani
Sistemi i verifikimit të patentë shoferëve do të kryhet shpejtë (brenda pak minutave), do të jetë i standardizuar dhe në disa gjuhë.
Pas votimit të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve (në seancën plenare të Bundesrat-it më 11 shkurt 2022) dhe hyrjes së saj në fuqi, tashmë ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve nëpër landet gjermane, njofton ambasada e Kosovës në Gjermani, transmeton binfo.ch.
“Të gjithë të interesuarit për konvertimin e patentë shoferëve mund të fillojnë me procesin e aplikimit të konvertimit në qytetet apo vendbanimet ku jetojnë, përkatësisht në qendrat përgjegjëse tek institucionet gjermane”, thuhet në njoftim.
Marrë parasysh vëllimin e madh të kërkesave për konvertim dhe me qëllim të përshpejtimit të procesit të verifikimit të patentë shoferëve, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës (MPB), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJD), do të mundësojnë verifikimin e validitetit të patentë shoferëve në të gjitha misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani, përkatësisht pajisjen e qytetarëve me një vërtetim mbi vlefshmërinë e marrjes së patentë shoferëve në procedurë të rregullt në Kosovë.
Sipas Ambasadës, sistemi i verifikimit të patentë shoferëve do të kryhet shpejt (brenda pak minutave), do të jetë i standardizuar dhe në disa gjuhë.
Gjatë ditëve në vijim ambasada bën me dije se do të informojnë mbi detajet shtesë dhe datën e fillimit të verifikimit të patentë shoferëve në misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











