Lajme
Ambasadat, borxh “deri në fyt”
Auditori i Përgjithshëm për vitin 2011 thotë se MDK-të kanë krijuar shpenzime në vlerë prej 386.089 eurosh dhe ato nuk janë aprovuar nga MPJ
Misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës (MDK) kanë hyrë qindra mijëra euro borxhe, ndërsa faturat e tyre heziton t’ua paguaj Ministra e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës. Në MPJ, thuhet se nuk do t‘ua paguaj borxhet, sepse misionet diplomatike nuk i kanë respektuar udhëzimet administrative.
“Sipas MPJ-së, këto shpenzime përfshijnë periudhën prej vitit 2008 e deri në 2011, dhe në mesin e tyre ka shpenzime të rregullta por që nuk kanë arritur të regjistrohen në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës, SIMFK”, raporton gazeta JNK.
Këto shpenzime, siç thuhet në raport, përfshijnë pagesa shtesë të qirave të ambasadave dhe konsullatave për shkak të ndryshimit të kursit të valutave për misionet që gjenden jashtë eurozonës.
Misioneve diplomatike dhe konsullore, ndërkaq nuk iu janë pranuar as pagesa për sigurime shëndetësore. Auditori i Përgjithshëm për vitin 2011 raporton se MDK-të kanë krijuar shpenzime operacionale në vlerë prej 386.089 eurosh pa dhe ato nuk janë aprovuar nga MPJ.
Ndryshe, nga shpenzimet e MPJ-së, sipas raportit të auditimit për vitin 2011, kishin qenë edhe rreth 10 mijë euro për të blerë 550 USB-ve të formatit të vizitë kartave të cilat shfrytëzohen për promovimin e Kosovës dhe u shpërndahen si dhurata përfaqësuesve të niveleve të ndryshme të shteteve të huaja.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre












