Lajme
Ambasadorët dhe gjaku!*

Jo shumë larg në historinë e Kosovës të gjithë ne që kemi më shumë se 20 vjet moshë na kujtohet një periudhë e përgjakshme: një luftë gjakatare, edhe një luftë për liri. Na vie në mendje herë si përjetim, herë si kujtim i keq, herë si ankth, herë si ligësi.
Në përpjekjet e pasluftës për shtetndërtim vendi ynë ka hasur në sfida të shumëta, që përballë tyre janë gjetur shumëherë njerëzit jo më të devotshëm për vendin, jo më të përgatitur profesionalisht dhe jo më të sinqertë moralisht. Fatkeqësisht këtyre procesve iu prinë disa privatizues të Luftës Çlirimtare dhe kidnapues të lirisë.
Për habinë më të madhe, kësaj dukurie përfituese marramendëse nuk i rezistuan as disa zyrtarë të diplomacisë ndërkombëtare, si gjykatës, prokuror, shefa të misioneve të ndryshme dhe ambasadorë, të cilët kanë përfunduar në afera të përbashkëta në privatizimin e jo vetëm ndërmarrjeve publike dhe ndërtimin e infrastrukturës, por edhe institucioneve shtetërore.
Privatizimi i institucioneve shtetërore?!
Po, po edhe ato i kanë privatizuar.
Çuditërisht, disa nga vendet aleate të Kosovës kanë mbështetur këta privatizues dhe kidnapues në emër të stabilitetit rajonal dhe në kurriz të Kosovës. Ata ambasadorë shfrytëzuan autoritetin e tyre ( jo personal, por të shtetit nga vinin) diplomatik për interesat e tyre personale, sa që edhe jepnin sugjerime se cili kundërshtar duhet të mbahet më burg, e kush nga kriminelët duhet të shpallet i sëmur që të lirohet.
Me ironi them se ne shqiptarët s’kemi nevojë as të mendojmë, mendojnë ambasadat për ne. Me që sipas disa opinonistëve, pa opinon, Kosova është projekt ndërkombëtar. Në njëfarë mënyre po na bëjnë thirrje të heqim dorë nga opinionet, sepse Kosova qenka projekt i tyre, andaj le ta bëjnë ata! Pse t’u përzihemi ne?
Opozita dhe shoqëria civile së bashku me 200 mijë qytetarë denoncojnë shkeljet procedurale, ligjore dhe kushtetuese. U shkelen edhe rezolutat, u anashkalua Parlamenti, opozita thuajse nuk ekziston fare, sepse Qeveria ka instaluar diktaturën e numrave. Gjithçka u anashkalua para se të nënshkruheshin marrëveshjet. Për më tepër, Qeveria jo vetëm që ka shkelur të gjitha normat juridike e morale duke mbajtur edhe seanca plenare nëpër byfe nën shtetrrethim, ajo po mundohet të hiqet si viktimë se kinse për të gjitha opozita i ka fajet, duke e akuzuar opozitën me etiketimet më imagjinare të mundshme. Gjëra këto që u përshëndetën nga shumë ambasadorë, tashmë, për habinë e askujt!
Në gjithë këtë vorbull trupa diplomatike në Kosovë sillen si mbretër dhe mbështesin Qeverinë në hapat e saj drejt ndarjes së Kosovës në vija etnike, duke e diskriminuar pozitivisht një pakicë që përbën 5% të popullatës së Kosovës dhe duke konsideruar si klasë të dorës së dytë 95% të pjesës tjetër. Kërcënimet e ambasadorëve janë të vrazhda, të tmerrshme dhe zgjojnë trishtim, duke na kujtuar se për të ardhur deri këtu është derdhur gjak dhe nëse kundërshtohet “rehatia” e qeveritarëve të korruptuar dhe të ikriminuar, do të ketë gjak.
Ky gjak që është derdhur është yni, zotërinj ambasadorë! Ne e dimë kush e derdhi, sa derdhi dhe ku dedhi gjak. Kemi ende plagët e hapura, andaj në emër të stabilitetit rajonal po shtypni një popull të tërë në varfëri të skajshme, po përkrahni krimin e organizuar dhe po amputoni pjesë të një shteti që vendet nga vini ju e kanë pranuar itegritetin territorial dhe sovranitetin e tij. Andaj, të nderuar ambasadorë, me që po na e përkujtoni gjakun, ju lutem, na e respektoni atë.
** Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Tragjedi në Ujman: Humb jetën mërgimtari 33 vjeçar pasi kërceu nga ura Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Liqenin e Ujmanit në pjesën veriore të Kosovës, ku dyshohet...
-
NZZ shkruan për ambasadorin e Kosovës në Bern, Mentor Latifin
-
Kujdes bashkatdhetarë: Shkeljet në trafik në Kosovë mund t’ju kushtojnë edhe në Zvicër
-
Kosovë: Mërgimtari që voziti trotuarit bëhet viral edhe në Zvicër
-
Doni në garë për çmimin prestigjioz “XY” nga Qeveria gjermane për trimëri qytetare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra sfidon ChatGPT: ETH zhvillon model të ri AI me burim të hapur Dy universitetet prestigjioze të Zvicrës, ETH Cyrih dhe ETH Lozanë, po zhvillojnë një model të madh...
-
Cili është qëllimi që disa kantone në Zvicër vendosin ndalimin e telefonave në shkolla?
-
Një milioner i ri në Zvicër, fiton në Swiss Lotto
-
Fluturimi drejt Qipros përfundon me kthim në Cyrih për shkak të mjegullës
-
Zug lufton nxehtësinë urbane me 300 sensorë