Kosova
Ambasadori amerikan: Albin Kurtin është inteligjent dhe i pjekur
"Unë mendoj se LDK dhe Vetëvendosje janë të përkushtuar që të funksionojë partneriteti mes tyre"
Së fundi, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philipp Kosnet, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë për arritjen e koalicionit mes VV-së dhe LDK-së.
Diket se ai e vlerëson lart kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin tashmë ka thënë se ka ndryshuar, është i pjekur dhe intelegjent.
“Gjëja më pozitive që pashë prej që jam këtu, janë zgjedhjet e 6 tetorit. Unë mendoj se LDK dhe Vetëvendosje janë të përkushtuar që të funksionojë partneriteti mes tyre. Jam i sigurt se ky koalicion do të formohet efektivisht. Mendoj se është e qartë se populli votoi për ndryshim më 6 tetor”.
“Mesazhi im për z. Kurti dhe të tjerët është të luftohet korrupsioni. Albin Kurti ka ndryshuar. Ai është shumë inteligjent dhe shumë i pjekur. Lista Serbe është realitet. Në kuadër të dialogut, nëse Kosova dhe Serbia pajtohen të flasin edhe për shënimin e kufijve për ndryshime shumë të vogla, ne nuk do të themi prerazi jo”, tha Kosnet.
Po ashtu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, është shprehur se, nëse bazohemi në krijimin e qeverive të mëhershme, LDK e Vetëvendosje kanë akoma kohë për të negociuar. Ai shprehet i bindur se dy partitë, që deri dje ishin në opozitë, do të qeverisin së bashku dhe do të tejkalojnë pengesat për krijimin e Qeverisë.
Gjithashtu, Kosnett ka besim se kryetari i VV-së, Albin Kurti, do të tregohet konstruktiv në raporton me Listën Srpska, por edhe në raport me Presidentin Hashim Thaçi.
Ambasadori amerikan sqaron nëse SHBA-së i është bërë ndonjë propozim zyrtar për shkëmbim të territoreve nga Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ndërsa sqaron përfundimisht qëndrimin e amerikanëve për këtë temë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













