Kosova

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

Republika e Kosovës do të mirëpresë për vizitë zyrtare më 21 dhe 22 prill Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Ambasadori amerikan  në NATO, Mathew Whitaker do të qëndrojë për vizitë në Kosovë sot dhe nesër.

Policia e Kosovës ka  dalë me një njoftim sa i përket lëvizjes së eskortës së diplomatit amerikan.

“Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë”.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në një njoftim të Policisë. /Albinfo.ch