Manifestime
Ambasadori Elezi, ligjëroi para studentëve shqiptarë të Zürichut
Ligjërata para studentëve shqiptarë, me temën “Gjuha shqipe dhe identiteti shqiptar”, u mbajt në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë
Në kuadrin e veprimtarive për 100-vjetorin e pavarësisë ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Mehmet Elezi mbajti ditë më parë ligjëratën “Gjuha shqipe dhe identiteti kombëtar” me studentët shqiptarë të Universitetit të Zurichut. Veprimtaria u organizua në bashkëpunim me shoqatën e studentëve shqiptarë të këtij universiteti, bëhet e ditur në një njoftim të Ambasadës
Studentët shqiptarë të Universitetit të Zurichut janë me prejardhje kryesisht nga Kosova e Maqedonia, shumica janë të rritur në Zvicër. Për këtë arsye ata e pritën me interes të veçantë një ligjëratë të tillë. Auditori ishte i mbushur plot, disa qëndronin në këmbë. Kishin ardhur edhe ish-studentë të diplomuar aty, tashmë të punësuar në Zvicër, si dhe studentë nga Universitetet e Bernës e të Bazelit.
Pas ligjëratës u bënë shumë pyetje. Ligjërata dhe pyetjet ishin të përqëndruara rreth lashtësisë dhe karakterit indoeuropian të gjuhës shqipe, shkrimit të saj, alfabetit latin dhe sfidave të sotme përballë integrimit dhe të globalizmit. U theksua se pa ruajtur gjuhën shqipe nuk mund të ruhet identiteti kombëtar shqiptar.
Veprimtari të ngjashme janë planifikuar edhe me shoqatat e studentëve shqiptarë në Universitetin e Gjenevës dhe të Lozanës, thuhet në njoftimin e ardhur nga Ambasada e Shqipërisë në Bernë .
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












