Kosova
Ambasadori francez: Kërcënimet ndaj politikanëve janë shqetësuese
Ambasadori francez, Olivier Guerot, ka thënë se kërcënimet ndaj politikanëve janë shqetësuese. Ai tha se kërcënuesit duhet të hetohen, derisa ka ofruar mbështetjen, përcjell albinfo.ch.
“Shqetësuese janë lajmet për kërcënimet ndaj liderëve politikë. Jam i bindur se do të hetohen. Mbështetje e plotë për Kosovën dhe demokracinë e saj të lulëzuar”, ka shkruar ai në Twitter.
Ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie kanë marrë kërcënime.
Këtë e kishte konfirmuar nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala.
“Mund të konfirmojë se ka pasur një lloj planifikimi në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individët kanë rënë pre e përgjimeve të njërës prej agjencive inteligjente kryesore të një vendi të BE-së. Nga ajo që na është thënë ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së”.
Ai kishte thënë se atentati është planifikuar për arsye politike.
Shala nuk ka dhënë emrat e deputetëve që ishin pjesë e kësaj liste për attentat, që sipas tij, po përgatitej nga dy organizata.
Les informations sur des menaces contre des responsables politiques sont préoccupantes. Confiant que la lumière sera faite. Plein soutien au Kosovo et à sa vitalité démocratique.
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) January 20, 2023
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025











