Kosova
Ambasadori gjerman për formimin e Qeverisë: Kjo është java vendimtare
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka folur rreth krijimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Heldt ka ritheksuar qëndrimin e tij për krijimin e institucioneve, duke shtuar se Kosova ka nevojë për Qeveri të re.
Heldt ka përmendur edhe bisedimet për koalicionin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, duke e quajtur vendimtare këtë javë
“Rrezet e diellit po depërtojnë përmes mjegullës e reve. Një ogur i mirë në këtë mëngjes të së hënës për t’i rrumbullakuar me sukses bisedimet për koalicion. Kosova ka nevojë për qeverinë e re, ne të gjithë dëshirojmë që t’i kthehemi punës. Ju uroj fillim të mbarë të kësaj jave vendimtare”, ka shkruar Heldt.
Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës sot ka filluar regjistrimi i deputetëve të rinj për legjislaturën e shtatë.
Ndërkohë partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizje Vetëvendosje e cila është në negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ende nuk kanë arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër Pas një jave do të jetë e diela e Pashkëve. Tashmë kanë dalë parashikimet e para... -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana













