Të tjera
Ambasadori Hill dëgjon kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Beograd, Christopher Hill.
Kamberi ka shkruar se në këtë takim, ia ka paraqitur Hillit sfidat dhe problemet e shqiptarëve të Luginës. “Kënaqasi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ??, SH.T. Christopher Hill. Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam.”, ka shkruar Kamberi.
Por ambasadori Hill gjatë takimeve që pati me përfaqësues shqiptarë të Luginës theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka të bëjë me çështjen e shqiptarëve në Serbi, por vetëm zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështjet e pakicave këtu apo në pjesët tjera të vendit,” ka thënë Hill.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana












