Kosova
Ambasadori i Finlandës në Kosovë pret largimin e masave ndëshkuese
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, pret që Kosovës t’i largohen masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Sa i përket sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku, Nissinen ka thënë se BE-ja pret që autorët të dalin para drejtësisë.
“Bashkimi Evropian pret që ata autorë që ishin pas sulmit të dalin para drejtësisë. Mendoj se ky është një element shumë i rëndësishëm për të theksuar qartë konkluzionet e Këshillit. Dhe, po ashtu kur është fjala për këtë faktin tjetër, i cili tashmë është vendosur më herët se cilat janë masat e kthyeshme të Bashkimit Evropian për Kosovën, në konkluzionet e Këshillit thuhej se në bazë të raportit të Përfaqësuesit të lartë, Këshilli do të kthehet në çështje. Dhe, në të njëjtën kohë, Këshilli mirëpriti se ka pasur progres në përmbushjen e atyre kërkesave që ka pasur Bashkimi Evropian për Kosovën. Pra, shpresojmë se së shpejti do të jemi në një situatë më pozitive për këtë”, tha Nissinen në një intervistë për “KosovaPress”.
Ai po ashtu pret zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, derisa thotë se është momentumi për normalizim dhe zgjerim.
“Mendoj se është momenti për të arritur rezultate për shumë çështje të ndryshme, qoftë për zgjerimin apo dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe shpresoj vetëm se palët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Ne e kemi parë këtë lloj mënyre të menaxhimit të krizave për një kohë të gjatë dhe shpresoj se procesi do të shkojë më shumë për të parë një pamje më të gjerë dhe për të parë të gjitha mundësitë që janë tani në dispozicion dhe mendoj se të gjithë duhet të fokusohen në zbatimin në këtë pikë”, tha Nissinen, përcjell albinfo.ch.
Nissinen ka folur edhe për marrëdhëniet mes Kosovës e Finlandës, ndërsa ka shtuar se këto marrëdhënie do të përmirësohen edhe më tepër. Ai ka shtuar se Finlanda do ta mbështesë Kosovën në aspiratat euroatlantike.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













