Jeta në Zvicër
Ambasadori Malaj në pritjen tradicionale te presidentja Sommaruga
Malaj ka falënderuar Presidenten Sommaruga për angazhimin dhe ndihmën e dhënë nga vendi i saj në të gjitha periudhat për Kosovën
Me rastin e ceremonisë së paraqitjes së urimeve për vitin e ri, Presidentja e Konfederatës Helvetike Simonetta Sommaruga dhe Shefi i Departamentit të Punëve të Jashtme Didier Burkhalter kanë pritur trupin diplomatik të akredituar në Zvicër , kryesisht në Bernë dhe Gjenevë.
Siç bëhet e ditur nga një komunikatë e dërguar nga Ambasada e Kosovës në Bernë, me këtë rast ambasadori Malaj ka falënderuar Presidenten Sommaruga për angazhimin dhe ndihmën e dhënë nga vendi i saj në të gjitha periudhat për Kosovën. Një falënderim të tillë i ka shprehur ambasadori Malaj edhe Z. Burkhalter për angazhimin e tij si kryesues i OSBE-së.
Gjatë kësaj ceremonie ambasadori Malaj, i shoqëruar nga Minsitri-Këshilltar Mustafë Xhemajli ka zhvillluar biseda me disa ambasadorë e në veçanti me ambasadorin e Vatikanit, Malit të Zi, Kamerunit, Izraelit, Holandës, Letonisë.
Me rastin e kësaj ceremonie, Presidentja Simonetta Sommaruga dhe ambasadori i Vatikanit Diego Causero, para diplomatëve kanë mbajtur një fjalë rasti.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale
















